Artan Laze: në KQZ rrjedhja e mbledhjes ndryshohej nga një ‘sms’ që vinte

Ish-Anëtari i KQZ, Artan Laze, është rrëfyer sot për Shqiptarja.com për vështirësitë që ka përballuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2009 e 2011, përballë Ristanit e mazhorancës. I pyetur nga gazetarja Artemisa Hoxha ai është shprehur që gjatë punës nuk kanë pasur presione direkte, por presioni psikologjik nga ajo çfarë thuhej në Kuvend, në media e në jetën e përditshme. Ai kujton se “në disa raste ndonjë sms bënte që rrjedha e mbledhjeve të merrte drejtim tjetër, e ku nuk bëhej dot e mundur, kërkohej kohë nga shumica që të shtyheshin mbledhjet për gjoja konsultime. Them gjoja, se me kë konsultoheshin? Përveçse jo me ne, asnjëherë nuk e kam marrë vesh.” Nisur nga kjo Laze propozon që në kodin e ri zgjedhor të mos lejohen telefonat gjatë mbledhjeve të KQZ dhe mbledhjet të mos shtyhen pa arsye ligjore.
Ndër problemet e punës, Laze kujton që rregullorja e punës e kërkuar nga opozita me ngulm, ende nk është miratuar. Probleme kishte me listat e zgjedhësve pasi “Ministria e Brendshme nuk ka qenë korrekte në raportimet e saj. U tolerua si gjithmonë ngritja e vendeve të votimit në ambiente private...” Laze gjithashtu kujton se “Nuk u respektua siguresa e Kodit që dy anëtarë të kenë të drejtë të kërkojnë prova e ato të mos refuzoheshin” si dhe “marrëdhëniet shumë të ndara mes kryetarit e nënkryetares pasi kjo e fundit nuk u lejua të përmbushte detyrën e saj si detyrim ligjor i sanksionuar në Kod...”.
Laze, në fund e mbyll duke shprehur besim që një femër kryetare mund të sjellë një frymë më tolerante dhe se do t’i kthehet profesionit si gjyqtar.
k.c.
Add new comment