President jodinjitoz, k/ministër që di veç të shajë, k/parlamentare si Ponc Pilati dhe shoqëri që vret me heshtje...

Postuar në 10 Tetor, 2012 15:58

'Përmbledhja' e mësipërme është Shqipëria e sotme përballë grevës dramatike të ish-të përndjekurve politikë - sipas Sami Repishtit, një ish-i burgosur politik i njohur. Në një intervistë në VOA, z.Repishti , që sot jeton në Nju Xhersi në SHBA tha për grevën e urisë në Tiranë: "Në qoftë se sot ish-të persekutuarit protestojnë, kjo tregon se ekstremi i zhgënjimit të tyre nga pushteti në fuqi është i plotë. Presidenti bëri një deklaratë jo dinjitoze duke thënë se “duhet një dialog, por unë nuk mund të përfshihem.” Kush mund të përfshihet në qoftë se Presidenti nuk mund të përfshihet?... Kryeministri hesht sepse nuk ka çfarë të thotë, përveç sharjeve. Kryetarja e parlamentit ka reaguar si Ponc Pilati, “unë nuk kam gjë për të thënë,” thotë. Dhe ajo vjen nga një familje e persekutuar... Edhe shoqëria shqiptare për fat të keq po tregon dobësinë e një fibre të saj morale, për mendimin tim. Ajo mban një heshtje që vret. Ajo po tregon një indiferencë që ofendon. Ajo po tregon gjithashtu edhe një farë përbuzjeje, që mbulon me turp të gjithë ata që e ushqejnë.."
Më pas, prof.Repishti pyetet se sa të justifikuara janë ato që deklaron qeveria në Tiranë se ka bërë shumë për të dëmshpërblyer ish të burgosurit dhe se buxheti i shtetit nuk lejon më tepër. Përgjigjja: "...Unë e dëgjova deklaratën e ministrisë së Financave dhe për mendimin tim është një paturpësi. Ka 22 vjet që ka filluar tranzicioni demokratik në Shqipëri. Është caktuar që për çdo vit atyre t’u jepet një e teta e dëmshpërblimit. Deri tani, për 22 vjet, ata kanë marrë vetëm një këst. Janë shumë të paktë ata që kanë marrë këstin e dytë. Si mund të justifikohet qeveria se ka mbajtur premtimin e saj, ndërkohë që nuk u ka dhënë atyre shtatë këste të tjerë, por u ka dhënë vetëm një? Kjo është një manovër... Çështja e buxhetit është diçka që është rregulluar më përpara dhe nuk është diçka që e ka gjetur qeverinë të papërgatitur. Ose qeveria ka konsumuar paratë e ish të burgosurve për probleme të tjera, ose qeveria është krejtësisht e papërgjegjshme dhe nuk dëshiron t’i paguajë ata.." - A.N.

Intervista e plotë:
http://www.zeriamerikes.com/content/repishti-inetrview/15241...

Comments

Submitted by anila (not verified) on

Sali Berisha është shembulli i njeriut të lig që ka vrarë për të qëndruar në pushtet, ka vrarë për tu pasuruar, ka vetëflijuar njerëz për të mos i pranuar si kundërshtarë, dhe tani përditë i duhet të luftojë me të vrarët e tij, me fantazmat e tyre. 26 viktimat e të birit në Gërdec, e kthyen në kufomë politike, 4 të vrarët në bulevard e kthyen në një Makbeth që flet me njollat e gjakut nëpër duar, ndërsa flaka e Gjergjit dhe Lirakut, i duken si flakë e ferrit, të cilat po përpiqet t’i largojë nga shpirti i vet duke mos njohur vetëflijimin e tyre. Është e kotë që ruhet nga të gjallët, që nuk po bëhen të gjallë. Atë po e mundin të vdekurit e vet, sidomos ata që janë duke vetëvdekur, si Bujar Nishani, ajo torollakja Jozefine dhe gjithe plehrat e tjere verdalle qe neser me siguri do dalin neper televizionet e mbaruara te ketij vendi per te kenduar te njejtin refren qe kendoi sot Berisha

Submitted by bio-metri (not verified) on

PRESIM PRONONCIM DHE NGa KADARE.

NUK KA ME- VDIS TI, TE JETOJ UNE. MORALI YNE DO ZBARDHUR NGA NJOLLAT.

Submitted by lirak gjergji (not verified) on

Ne keto dite ku sheshet e Tiranes duhet te zjenin nga protestat kunder satrap Berishes, minimumi qe duhet te bejme eshte te heshtim neper forume. Ka ardhur momenti te levizim bythen nga karrigia e te mos fshihemi pas kompjuterit, por ta shprehim revolten shpirterore neser ne shesh. Ky regjim nuk rezohet me fjale.

Submitted by shkelzeni yt (not verified) on

Cdo doktor ka bere betimin e hipokratit po ky i joni ka bere betimin e qoftelargut. Vdekja e tij e shpeton kete popull. Ne emer te popullit te denohet me vdekje, cuditem me keta qe thone se ky thjesht duhet te dale ne opozite... ???!!!

Submitted by astrit (not verified) on

Kryeparlamentarja nuk eshte si Pontius Pilati, ajo nuk lan duart nga ajo qe formalisht bejne te tjeret.

Ne shume aspekte ajo me ngjan me shume me turmen e farizejve qe kerkon kryqezim!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.