Obama: Pse humba në debatin e parë TV? Thjesht ngaqë isha i sjellshëm

“Unë e humba ballafaqimin televiziv? Jo, unë thjesht isha shumë i sjellshëm me kundërshtarin tim”, është shprehur Barack Obama disa ditë pas debatit të parë presidencial, të cilin ai – kështu thanë të gjitha sondazhet – e humbi qartazi. Ai nuk ka bërë asnjë koment më pas mbi atë debat, por sot në mëngjes, në një program radiofonik, ai nuk ka hezituar ta thotë të vetën. “Guvernatori Romney mbajti ca qëndrime që ishin larg qëndrimeve të veta të zakonshme, dhe unë nuk ndërhyra për ta nënvizuar këtë fakt”, tha Obama në thelb. Dhe po aty premtoi se në debatin e ardhshëm të martën që vjen “nuk do të jetë më ai i pari”.Ka njerëz në SHBA që mendojnë se debatet televizive nuk janë në gjendje t’u kthejnë mendjen votuesve, por ky debat i parë mes Obama-s e Romney-t tregoi se nuk është gjithnjë kështu. Pas këtij debati, Romney ka kaluar në avantazh, gjë që e ka tronditur disi Presidentin. Re.Pu.
Comments
zoteri burre Obama
<p>zoteri burre Obama</p>
zoteri burre Obama
<p>zoteri burre Obama</p>
Add new comment