E di? Të përbuz Florjon!

Postuar në 11 Tetor, 2012 04:11

Dy prej tyre i kanë vënë flakën vetes... E megjithatë, ky fakt s’e ka penguar kryeministrin në përpjekjet për të denigruar secilin prej grevistëve, - shkruan Mustafa Nano në editorialin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP. Por nervin  e shkrimit, shqetësimin kryesor nuk e ka me të. "Këtë punë ka bërë gjithë kohën ky sojsëz - “gjëja më e pafat” për ne është se kurrë nuk ka qenë i vetëm në këtë histori, - shkruan Nano dhe shton:  "Në çdo aksion për të baltosur, linçuar e kryqëzuar kundërshtarët, ashtu si në gjithë projektin e vet për ta sunduar këtë vend si një satrap, ai është ndihmuar nga mijëra të tjera, të cilët përbëjnë establishmentin sundues".

Nano merr si ilustrim deklaratën e djeshme të Florjon Mimës, deputeti i PD, i cili doli dje përpara kamerave pikërisht teksa Lirak Bejko (në foto) përfundoi në spital me 50% të trupit të djegur: “PS-ja duket e qetë, por po përdor krahun e zgjatur me disa individë, që më vjen keq që janë pjesë e grupit të të përndjekurve. Sjellja e tyre lë shumë për të dëshiruar. U deklarua se kanë kërkesa ekonomike, ndërsa thonë që s’tërhiqen nëse nuk largojnë Berishën nga pushteti. Lind pyetja, është një protestë ekonomike kjo? Absolutisht jo. ...Dhe vjen kjo ditë që shfaqemi me një imazh të tillë në sytë e botës. Për mua ai person (Gjergj Ndreca) nuk ka një kauzë” - tha  Mima i cituar në TemA Online.

Për Mustafa Nanon, kjo është një sjellje që ngjall përbuzje, të cilën ai e shpreh hapur dhe me forcë në editorialin në SHQIP:  "Ta zëmë se greva nuk është ekonomike, por është politike, e pastaj? Ç’të duhet ty, nëse Gjergj Ndreca nuk e ka një kauzë? Si është e mundur, mor rob Zoti, që përballë një drame të tillë humane e një akti të tillë vetëflijimi, ty të shkon mendja se i vetëflijuari nuk ka kauzë, se ai përdoret nga PS-ja, se ata e kanë mendjen të rrëzojnë Sali Berishën? Cila është më e rëndësishme për ty, fakti që dikush i vuri flakën vetes, apo fakti që ky dikush qenka i përdorur? Çfarë dreqin do duhet të bëjë një qytetar i Republikës për të fituar vëmendjen tuaj, e për të gjetur gatishmërinë tuaj për ta negociuar hallin e kërkesën e tij? E di? Të përbuz Florjon. Të përbuz njëherë si shërbëtor 24 karatësh që je; të përbuz për herë të dytë, ca më shumë në këtë rast, si shërbëtor që pranon deri dhe detyrën për të denoncuar publikisht shërbëtorë të tjerë; dhe të përbuz për herë të tretë, akoma më shumë në këtë rast, që ndër mijëra tipologji humane të ndryshme, shkon dhe i gjen shërbëtorët ndër ata njerëz që i vënë flakën vetes. Ptu!" - (A.N.)

Nano i plotë: http://top-channel.tv/artikull.php?id=243891
Foto: Pamje tronditëse marrë nga televizioni News 24, e cila tregon ish-të perndjekurin politik Lirak Bejko, 47 vjeç, në momentin që i ka vënë flakën vetes me benzinë, në ditën e 19 të grevës së urisë.

Comments

Submitted by Fiku detit (not verified) on

Po ata nderkombetaret qe e 'kalisin' gjuhen sipas interesave te pushtetareve i perbuz z.Nano ?!...Me shume ata na e prishin terezine, me duket mua, sesa 'demokratizimi' i qytetareve tane...Nuk e meritojne dhe ata jo nje peshtyme por gelbaze ?!...Dhe ata bejne pjese ne 'establishmentin sundues' me qendrimin, deklaratat e buzeqeshjet e tyre...Shume front te madh paskemi perpara...

Submitted by dritan (not verified) on

Z. Nano me vjen keq por ti e ke humbur te drejten per te perbuzur. E ke humbur qe kur justifikoje vjedhjen e votave me faktin qe nuk duhej te vinte ne pushtet Berisha e ke humbur qe kur thua se duhet futur ne koalicion cdo djall per te mnudur Berishen.

Ti je njeri me kauze por kauza jote nuk eshte morale ose le te themi qe ka aq moral sa mos te lejoje ty te perbuzesh askend per mungese morali.

Se fundmi mendoj qe ky web eshte me i paster pa peshtymen tende provinciale !!!!!

Submitted by Genti (not verified) on

Shkrim shume i mire, si gjithmone Mustafa Nano godet ne shenje. Nje nder opinionistet e pakte shqiptare, shume kolege te tij nuk qullosin gje sado qe mundohen. Pergezime.

Submitted by Tokma (not verified) on

S'ke ç'i shton, të shumtë pajtohemi me këtë përbuzje, ama jo shumica. Suksesi më i madh i këtij personazhi karikature është që na ka bërë t'i ngjajmë

Submitted by Eraldi (not verified) on

Shkrim pa lidhje!

Nqs perbuz demokratet se pse nuk tregoheshkan me te dhembshur, cfare duhet te thuash per socialistet qe as nuk i kane perfillur? Duhet ti kapesh te gjithe me shkelma besoj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.