Ka të tjerë që po dëmshpërblehen shpejt e shpejt për burgun. Ata që bënë '14 shtatorin' përshembull...

Në Shqipëri mund të kesh bërë vite të tërë burg nën komunizëm dhe të përfundosh duke djegur veten në rrugë sepse askush nuk do t'ia dijë, - madje mund ta quajnë për turp dhe në kundërshtim me "parimet e larta antikomuniste" që të kërkosh dëmshpërblim... Por mund të kesh bërë atë që u bë në 14 shtator në Tiranë dhe të marrësh dëmshpërblim që ç'ke me të.
Pjesë nga një raportim i sotëm në të përditshmen "Shekulli": "Kryengritja e 14 shtatorit 1998, jo vetëm që nuk u ndëshkua, por po shpërblen organizatorët me para për kohën që kaluan në paraburgim. Ish-truproja i Azem Hajdarit, Bajram Hidri, njëri nga të arrestuarit për kryengritjen e 14 shtatorit 1998, me pushimin e akuzave nga kryeprokurorja Ina Rama, padit Ministrin e Financave, duke kërkuar dëmshpërblim për 330 ditët e burgimit të padrejtë të mbajtur gjatë vitit 1999. Lajmi konfirmohet nga Gjykata e Tiranës, ku pas hedhjes së shortit elektronik është caktuar gjyqtari Bledar Abdullai për gjykim. Sipas kërkesë padisë së përpiluar nga avokati Arben Hakani dhe firmosur nga Hidri, ky i fundit kërkon të dëmshpërblehet me 9.9 milion lekë për 330 ditët e izolimit në qeli, me urdhër të ish-prokurorit Nasip Naço tashmë me detyrën e nënkryetarit të Kuvendit".
I pari që iu drejtua Gjykatës së Tiranës për dëmshpërblim financiar për 14 shtatorin ishte disa javë më parë zv/ministri i Mbrojtjes z.Ekrem Spahia i cili në përfundim të shqyrtimit gjyqësor fitoi shpejt e shpejt në formë dëmshpërblimi shumën prej 1.7 milion lekë. Pas këtij procesi gjyqësor, të fituar nga z.Spahia, i dyti që iu drejtohet togave të zeza, është shtetasi Bajram Hidri. Me siguri, edhe të akuzuarit e tjerë të grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998 do dëmshpërblehen. Dëmshpërblim do të thotë shpërblim dëmi. Dmth në 14 shtator, Shqipëria u ka bërë dëme këtyre dhe jo këta Shqipërisë... (A.N.)
Comments
Ekrem Spahia meritonte te
<p>Ekrem Spahia meritonte te denohej me burgim te perjetshem per thyje te rendit kushteutes, krimi me i rende parahsikuar ne ligjet tona. Kurse ai jo vetem kreu pak muaj burg por ne menyre skandazloe paska marre edhe para "demshpeblimi"...Turp turp!</p>
Add new comment