Shkarkohet... një Këshill i tërë Bashkiak, gjysma arrestohen

Këshilli bashkiak i qytetit të Rexhio Kalabrias është shkarkuar për lidhjet e tij me mafian dhe shume nga anetaret jane arrestuar. Policia italiane i realizoi arrestimet, pasi Roma zyrtare shkarkoi të gjithë këshillin bashkiak të qytetit në bazë të dyshimeve për lidhje me mafian. Sipas TCH, arrestimet shënjestruan një degë të “sindikatës” së krimit të “Ndragheta”-s, e cila nga të dhënat aktuale, duket se kishte depërtuar në sferat e larta të pushtetit vendor.
Pasuri me vlerë prej më shumë se 30 milionë eurosh u konfiskuan gjatë së mërkurës në bastisjet e ndryshme të banesave dhe pronave të personave të dyshuar. Aktualisht, nuk janë zbuluar ende emrat e personave të arrestuar, por shumica e këshilltarëve vendorë janë midis të prangosurve.
Pavarësisht historisë së gjatë të lidhjes së pushtetit me mafian në Itali, kjo ishte hera e parë në historinë e vendit, që i gjithë këshilli bashkiak i një qyteti shkarkohet për lidhjet me krimin e organizuar. Korruptimi i këshilltarëve i lejon krimit të organizuar, që të ketë akses në fondet kombëtare dhe rajonale për krahinën e Kalabrisë. Re.Pu.
Add new comment