Pritet të shpallet fituesi i Nobelit për letërsinë; Kadare nuk ka qenë kandidati i ditëve të fundit

Pritet nga çasti në çast të shpallet nga Akademia suedeze fituesi i Nobelit për letërsinë. Shkrimtari ynë, Ismai Kadare, është përmendur si kandidat, por nuk duket se rezulton në top-listën e atyre që presin ta marrin. Ditët e fundit janë përmendur si fitues të mundshëm poeti sirian Adonis; poeti suedez Tomas Transtromer; novelisti algjerian Assia Djebar, dhe shkrimtari japonez Haruki Murakami. Sipas bookmakers-ave britanikë, duhen llogaritur edhe shkrimtari hungarez, Peter Nadas, e poeti korean Ko Un.
Ismail Kadare nuk figuron ndër kandidatët. Por kjo nuk është domosdoshmërisht domethënëse, apo ogur i keq. Mario Vargas Llosa e fitoi këtë çmim në vitin 2010 pa qenë fare pjesë e gjeratores mediatike. Askush pra s’e përmendte si kandidat, dhe ishte fitues.
Sidoqoftë, nuk do na duhet të presim shumë. Është punë minutash, dhe lajmi mbi fituesin e Nobelit për letërsinë do të publikohet nga të gjitha gazetat e agjencitë e informacionit.
Re.Pu.
Comments
Fatkeqesisht, Nobeli iku ne
<p>Fatkeqesisht, Nobeli iku ne Kine!</p>
Updated Oct 11, 2012 at
<h3><span style="font:11px Arial, Helvetica, sans-serif; color:#000; ">Updated Oct 11, 2012 at 05:25pm IST</span></h3><p><b>Stockholm:</b> Chinese writer Mo Yan won the Nobel Prize in literature on Thursday, a somewhat unexpected choice by a prize committee that has favoured European authors in recent years.</p>
Add new comment