Presidenti (i Shqipërisë) pranon "të mbajë shënim" kërkesat e grevistëve. Pas "ndërhyrjes së ndërkombëtarëve"

“Natyrisht nuk do të kisha asnjë rezervë të kontaktoja me ta, por fatkeqësisht qysh ditët e para unë kam konstatuar ngarkesa shumë të mëdha politike. Dhe natyrisht presidenti duhet të qëndrojë jashtë dhe larg akuzave, deklaratave dhe qëndrimeve politike". Dialog? "Unë, edhe një herë e them në mënyrë shumë të qartë këtë, për sa kohë është përdorur dhe janë lëshuar deklarata shumë të ashpra politike nuk mund të marr pjesë”.
Kjo është deklarata e Presidentit të Republikës Bujar Nishani pak ditë më parë në një intervistë në Zërin e Amerikës (mund të lexohet këtu: http://www.zeriamerikes.com/content/bujar-nishani-greva-urise-dialogu/15...)
Deklarata ishte e njëjtë me atë të kryeministrit Berisha dhe të dy vijuan t'u mohonin grevistëve edhe mundësinë e dialogut, edhe pasi dy prej tyre dogjën veten me benzinë. Faqet online të medias njoftojnë se sot Presidenti ka denjuar më në fund të presë 3 nga grevistët. "Takimin e kanë ndërmjetësuar diplomatët e SHBA dhe të BE" - theksohet në raportime. Madje tre grevistë janë marrë me një makinë të trupit diplomatik, për të realizuar takimin. (Çfarë do ndodhte në këtë vend pa ndërmjetësimet e ndërkombëtarëve?)
TCH raporton: "Në orën 10.00 të ditës së sotme, përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe oficerja e të drejtave të njeriut e delegacionit të 'Bashkimit Evropian', Andrea Chalupova kanë mbërritur në ambientet ku po zhvillohet greva e urisë për të marrë grevistët Famir Lamaj, Fatmir Lloci dhe Besim Valteri për t'i shoqëruar drejt Presidencës. Pas përfundmit të takimit me presidentin, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, makina e trupit diplomatik ka shoqëruar tre ish të përndjekurit..."
Balkanweb citon një nga grevistët në takim, Fatmir Lamaj: "Presidenti Nishani u tregua i vëmendshëm. Pamë nga ana e tij gatishmërinë për të na ardhur në ndihmë. Nishani i mbajti shënim kërkesat, la të hapur shtegun e bisedimeve. Greva jonë do vijojë me të njëjtin përkushtim deri në zgjidhje...” - A.N.
Comments
Bujar Nishani eshte nje
<p>Bujar Nishani eshte nje servil i qelbur i Berishes, njeri i shtirur dhe pa dinjitet.</p>
Auaaa.
<p> Auaaa.</p>
Add new comment