Çfarë mund t’u ofrojë Presidenti grevistëve?

Postuar në 12 Tetor, 2012 02:47

Janë bërë 21 ditë tanimë, që mbi 20 ish të përndjekur politikë janë futur në grevë urie. Ka pasur një shurdhëri totale të qeverisë e shtetit ndaj tyre. Edhe gjestet e tyre të vetflijimit (për fat, të pakonkretizuara) janë përqeshur e etiketuar në mënyra nga më të ndryshmet. Si do t’i vejë filli këtij karshillëku qeveri-grevistë?

Në Panoramën online jepet lajmi se sot, “tre përfaqësues të tyre do të priten nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani”, dhe lihet të kuptohet se dikush “atje lart” ka ndjeshmërinë e duhur. Dje, grevistët e lidhën tentativën për vetdjegje të grevisit të tretë me deklaratat e qëndrimet e kreut të shtetit, i cili e konsideroi grevën në stilin berishian si “politike”, e më këtë donte të thosh se nuk mund të negocjonte.

Lind pyetja: Vendimi që Presidenti do të takohet me grevistët është marrë nga vetë Presidenti? Apo nga kryeministri? Kjo do të zbulohet në një farë mënyre te deklaratat e Presidentit e të grevistëve pas takimit.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.