Ministria e Mbrojtjes shet edhe Karaburunin

Postuar në 13 Tetor, 2012 15:33

Deputeti socialist Taulant Balla ka dalë me dokumente të reja për abuzime nga Ministria e Mbrojtjes. Plot 32,216 metra katrorë terrene të Ushtrisë jane vetëm në Karaburun, të cilat synohet te shiten pa marrë parasysh asnjë parim dobie, që këto mund të sjellin për zonën dhe qytetarët shqiptarë, që janë edhe pronarët e vërtetë, tha deputeti Balla, i cili kerkoi ndërprerjen e menjehershme te procesit të shitjes.

Ministria e Mbrojtjes, siç thuhet në dokumente i ka transferuar Ministrisë së Ekonomisë një listë të gjatë të pronave të Ushtrisë për privatizim në Karaburun dhe më tej në jug, kryesisht reparte ushtarake, raporton Top Channel.

"Duhej që për Karaburunin të bëhej një plan i plotë studimi që të përfshinte kapacitetet turistike zhvillimore të Karaburunit, që të përfshinte dimensionin social të një politike privatizimi e zhvillimi të kësaj zone. Karaburuni ka qenë një zonë e mbyllur, një zonë që ishte vetëm për ushtarakët. Tashmë Karaburuni me politikën e Arben Imamit, po kthehet në një zonë private për njerëz të lidhur me këtë Qeveri", u shpreh Balla.
Por lista e gjate e pronave qe po shiten me nxitim dhe pa asnje studim për kapacitetet e tyre strategjike dhe turistike nuk perfundon ketu, deklaroi deputeti Balla. 
"Arben Imami synon t'i shesë menjëherë për t'ia hequr këto prona jo vetëm Ushtrisë, por pronës së përbashkët të qytetarëve shqiptarëe dhe për t'ia dhënë disa privatëve, sigurisht të lidhur me të", u shpreh Balla. K.C.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.