A thua një qeveri në tokat shqiptare mund të bjerë me lëvizje politike?

Postuar në 14 Tetor, 2012 09:15

Ndërsa klasa politike kosovare është e përcarë sa i përket refomave në vend dhe vazhdimit të dialogut me Serbinë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti thotë se ka ardhur kohë të rrëzohet qeveria e kryeministrit Thaci, raporton Ora News.

“Kjo qeveri me politikat e saj për negociata të vazhdueshme me Serbinë dhe shpronësimin me çdo kusht të qytetarëve të Kosovës nga prona e tyre publike është duke e dëmtuar rëndë vendin. Çdo ditë më tepër e tyre në pushtet është edhe një ditë e humbur për Kosovën”, ka thënë Konjufca, nënkryetar i Kuvendit nga VV, raportin Koha Ditore.

Nga mbledhja e VI-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje Kurti u bëri thirrje edhe njëherë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që ta mbështesin nismën e Vetëvendosjes për rrëzimin e kësaj qeverie, e cila sipas tij po i kushton shtrenjtë Kosovës.

Kurti foli gjithashtu edhe për zgjedhjen e presidentes kosovare, Atifete Jahjaga, që sipas tij doli nga zarfet dhe jo nga një marrëveshje politike mes tre partive kryesore.

k.c.

 

 

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Albin Kurti ben opozite te vertete, jo si ne Shqiperi ku kemi nje opozite te nenshtruar dhe te paafte per t&#39;i bere balle pushtetit te kalbur.</p>

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Mbase edhe jo. Por nje sistem kur qeverite ngrihen dhe ulen vetem me dhune nuk ka per te qene me i mire se ky i tanishmi. Mbreteria e dhunes eshte nje mbreteri aq e keqe sa tere pushtetet e tjera.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.