Nik Xhelilaj, një shqiptar i famshëm në telenovelat turke

Postuar në 14 Tetor, 2012 08:30

Nik Xhelilaj dalëngadalë po bëhet një nga emrat më të lakuar në tregun filmik të Turqisë. Ka vetëm disa javë qëkur ka filluar të transmetohet seriali ‘’Qyteti i humbur’’ ku Niku aktron rolin e Kadirit, dhe menjëherë pas kësaj Xhelilaj ka dhënë edhe intervistën e tij të parë për gazetën më të madhe turke “Hurriyet” (përcjellë shqip nga Koha Ditore).

Për projekt-serialin ‘’Qyteti i humbur’’, Xhelilaj ka marrë ftesë nga producenti Uygur Faysal Soyal, për rolin e Kadirit, një rol që sipas Xhelilajt “Për shkak të vështirësisë së gjuhës është një rol i rëndë dhe i komplikuar... Përveç kësaj, Kadiri gjithmonë kërkon të ruajë nderin e familjes së tij. Një familje e ardhur nga Deti i Zi dhe e vendosur në Stamboll. Ky qytet i madh dhe me shumë mënyra për t’u argëtuar, Kadirit nuk i bën shumë përshtypje për faktin se qëndron gjithmonë pranë nënës së tij dhe te biznesi dhe fëmija i tij. Për mua është një karakter shumë i bukur, sepse këta dy të rinj janë shumë të pjekur.”.
Të punuarit në Stamboll është shumë e vështirë thotë Xhelilaj, “do një përpjekje të madhe, edhe pse partnerët e artit janë miq të mi”
Sa i përket Turqisë, Nik Xhelilaj thotë për Hurriyet se e do shumë dhe se “është njësoj si Shqipëria. Hera e parë që vizitova vendin Bostançi, unë u dashurova me atë vend, nëse një ditë do të kisha vendosur të jetoj në Turqi, sigurisht që do kisha zgjedhur Bostançin.”

ne.su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.