Përkeqësohet gjendja e grevistëve, shirat u depërtojnë tendat e në batanije

Në Shqipëri vazhdon të përkeqësohet gjendja e ish të burgosurve, siç raporton Zëri i Amerikës. Disa prej grevistëve kanë përfunduar në spital pasi gjendja e tyre shëndetësore është rënduar. Tani kanë mbetur vetëm 8 prej tyre që po vazhdojnë protestën. Ndërkaq situata bëhet më problematike edhe për shkak të kushteve të motit. Greva po zhvillohet në mjedise të hapura, nën disa tenda, të cilat u përmbytën nga shirat e rrëmbyera që ranë gjatë natës së mbrëmshme. Ndaj Skënder Tufa kërkoi të ndihmohen me batanije, sipas News 24.
Grevistët të cilët dy ditë më parë u takuan me presidentin Bujar Nishani, u shprehën të zhgënjyer pasi sic deklaruan nuk ka asnjë sinjal për zgjidhjen e kërkesave të tyre, sipas Zërit të Amerikës. Skënder Tufa, bëri thirrje sot për një zgjidhje të shpejtë pasi sipas tyre gjendja shëndetësore e grevistëve po bëhet gjithnjë e më problematike. Nga autoritetet megjithatë nuk ka asnjë shenjë për të nisur dialogun dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi. Skënder Tufa u shpreh që Avokati i Popullit pritet të negociojë për zgjidhjen e kërkesave të tyre.
k.c.
Comments
Ore, mire keta ish -te
<p>Ore, mire keta ish -te perndjekurit politike se ne nje fare menyre apo qofte ne menyre gjysmake e shkel e shko, u jane dhene ca para apo u eshte njohur dhenia e tyre, jane ndihmuar te integrohen me shanse te ndryshme apo kane fituar vende pune (ose studimi femijet e tyre).</p><p>Po ne tjeret c'behemi nen kete fare shteti ?!!!!!!!!</p>
Add new comment