Përkeqësohet gjendja e grevistëve, shirat u depërtojnë tendat e në batanije

Postuar në 14 Tetor, 2012 12:05

Në Shqipëri vazhdon të përkeqësohet gjendja e ish të burgosurve, siç raporton Zëri i Amerikës. Disa prej grevistëve kanë përfunduar në spital pasi gjendja e tyre shëndetësore është rënduar. Tani kanë mbetur vetëm 8 prej tyre që po vazhdojnë protestën. Ndërkaq situata bëhet më problematike edhe për shkak të kushteve të motit. Greva po zhvillohet në mjedise të hapura, nën disa tenda, të cilat u përmbytën nga shirat e rrëmbyera që ranë gjatë natës së mbrëmshme. Ndaj Skënder Tufa kërkoi të ndihmohen me batanije, sipas News 24.

Grevistët të cilët dy ditë më parë u takuan me presidentin Bujar Nishani, u shprehën të zhgënjyer pasi sic deklaruan nuk ka asnjë sinjal për zgjidhjen e kërkesave të tyre, sipas Zërit të Amerikës. Skënder Tufa, bëri thirrje sot për një zgjidhje të shpejtë pasi sipas tyre gjendja shëndetësore e grevistëve po bëhet gjithnjë e më problematike. Nga autoritetet megjithatë nuk ka asnjë shenjë për të nisur dialogun dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi. Skënder Tufa u shpreh që Avokati i Popullit pritet të negociojë për zgjidhjen e kërkesave të tyre.

k.c.

 

 

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Ore, mire keta ish -te perndjekurit politike se ne nje fare menyre apo qofte ne menyre gjysmake e shkel e shko, u jane dhene ca para apo u eshte njohur dhenia e tyre, jane ndihmuar te integrohen me shanse te ndryshme apo kane fituar vende pune (ose studimi femijet e tyre).</p><p>Po ne tjeret c&#39;behemi nen kete fare shteti ?!!!!!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.