Gazetarët protestojnë para kryeministrisë dhe pastaj 'rrethojnë' rrethimin e policisë

Postuar në 14 Tetor, 2012 07:08

Shumë gazetarë shqiptarë janë mbledhur para kryeministrisë në mbështetje të grevës së urisë të ish-të burgosurve. Mes tyre, Gjergj Erebara, Andrea Stefani, Iris Luarasi, Mustafa Nano, Ilir Yzeiri, Enton Abilekaj, Mero Baze, Alban Dudushi, Aleksandër Çipa, dhe shumë gazetarë të tjerë që mbulojnë grevën e urisë në gazeta e tv. Ata hodhën firmat mbi një tabelë ku shkruhej SOS e që u la te këmbët epolicëve që ishin bërë gardh para shkallëve të kryeministrisë.

Aty janë bashkuar dhe deputetë e politikanë si Pandeli Majko dhe Spartak Ngjela.

Gazetarët më pas janë drejtuar drejt grevës së urisë ku policia fillimisht nuk i ka lënë të kalojnë, pastaj pas shumë kërkesash është lejuar vetëm një përfaqësi e përbërë nga Gjergj Erebara, Artan Hoxha, Lindita Çela dhe një fotoreporter.

Gazetarët protestuan ndaj rrethimit me forca policore të grevës që është një shkelje e rëndë kushtetuese. Gjtihashtu, administrimi nga policia i grevës, përfshirë kontrollin e pijeve, mos-atashimi i një mjeku në ambientet e grevës, pengimi i gazetarëve që të hyjnë brenda, janë të tëra shkelje e dhunime të skajshme tëçdo lloj lirie e kushtetute të vendit.

k.c.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ky Artan Hoxha, Artan Hoxha eshte. Ne se eshte ai, pyeteni. Greva a eshte vetem ekonomike. Po sikur t'ja rrezikonin pushtetin SRB-it, grevistet, a do te nxitonte ai tua plotesonte kerkesat...?

Submitted by ilir fetahu (not verified) on

<p>hahahahahaah o iliret eshte artan hoxha i dokumentareve te news 24 jo ai tjetri qe thu ti))))</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Po sigurisht qe eshte ai i news 24 se ai tjetri qe njohim ne duhet te jete duke marre udhezimet nga shefi i tij se c&#39;do thote per greven kut ta pyesin ne emisione televizive.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.