Lirak Bejko, nga Bari: “Vazhdoni grevën. Mos u digjni. Ju dua”

Në një intervistë për televizionin A1, Lirak Bejko, i vetëflijuari i dytë që po kurohet nga plagët në Bari, u ka bërë thirrje shokëve të vazhdojnë grevën por të mos vetëdigjen. “Grevën le ta vazhdojnë, por të mos bëjnë akte të tilla, të djegoin veten. I dua shumë” thotë ai ndërsa tregon që dhimbjet e plagëve nga djegiet janë të padurueshme.
Lirak Bejko po kurohet në Bari të Italisë, ndërsa raportohet të ketë djegie në mbi 50% të trupit. Mjekët italianë po mendojnë ta kalojnë në disa faza opercionesh për ti hequr lëkurën e djegur e për ta zëvendësuar me stimulues lëkure ose lëkurë nga të vdekurit. Megjtihatë, sipas tyre këto ndërhyrje paraqesin rrezikshmëri të lartë pasi pacienti ekspozohet ndaj infeksioneve çka mund të pojë në pasoja fatale.
Një arsye për të mos u vetëdjegur është dhe apatia e shoqërisë që e kaloi vetëflijimin e 2 grevistëve ose duke diskutuar nëse greva është politike a jo, ose duke u solidarizuar... në Facebook. (këtu vlen të përsëritet deklarata e Kryeminsitrit para nxënësve dibranë se Shqipëria ka lënë pas shumë vende perëndimore përsa i përket qasjes në këtë rrjet social).
k.c.
Comments
mu me vjen keq per kete

mu me vjen keq per kete nxirakun. ti vesh flaken vetes duhet te jesh me te vertete i dishpruar. nji shoqri pjestaret e te ciles arrijne ket pike osht shume e degradum. qeveria duht urgjentisht t'ulet ti degjoj e te shoh c'mund te bej per ta.

Mos e digjni veten se kesaj

Mos e digjni veten se kesaj shoqerie nuk i intereson, jemi kthyer ne kafshen me te cudishtme te rruzullit.

Digjen dy ish te perndjekur dhe kurkush me pak perjashtime nuk e prish terezine, por degjojne ate faqezi qe i konsideron grev politike.

Po si mund te jete ndryshe greva mor horri i horrave pervecse politike, kur ceshtja e demshperblimit ekonomik eshte teresisht ceshtje politike.

Ligji eshte nuk zbatohet per arsye politike.

Solidarizim me grevistet dhe mbahuni fort, tirania po perkulet.

"Te shpresojme qe tiranet e rinj te jene me te bute me kete shtrese"

Add new comment