Obama apo Romney? Cilin preferon Pekini?

Cili kandidat presidencial i Shteteve të Bashkuara do të jetë më i mirë për marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Kinës? - pyet revista Foreign Policy. Shtetet e Bashkuara, në vitin 2011, kanë qenë partneri më i madh tregtar i Kinës (Kina ka importuar 120 miliardë dollarë mallra amerikane më 2011 dhe se rreth 1 milion kinezë kanë vizituar Shtetet e Bashkuara atë vit, duke shpenzuar secili nga 7,000 dollarë mesatarisht). Dhe në nëntor, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në SHBA, Partia Komuniste kineze do të zgjedhë udhëheqjen e re.
Me gjithë retorikën e tij agresive, republikani Mitt Romney mund të jetë më i mirë për Kinën, shkruan Foreign Policy. Republikanët tradicionalisht kanë favorizuar tregtinë e lirë, sipërmarrjen e lirë dhe më pak rregulla – cilësi këto që, pak a shumë, janë në përputhje me filozofinë e tanishme të Kinës për zhvillim, investime dhe tregti.
Dy ditë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008, Obama ka bërë një kërcënimpër të mbrojtur industrinë e tekstilit në SHBA nga konkurrenca kineze. Por pasi ka fituar zgjedhjet, administrata e tij ka kaluar katër muaj duke hetuar. Konstatimi? Kina nuk manipulonte. Edhe Romney ka bërë kërcënime të ngjashme, por revista shkruan se nëse Romney fiton, ai do të ndjekë hapat e Obamës: "Romney dhe udhëheqësi i ardhshëm kinez, Xi Jinping, ka gjasa të shtrëngojnë duart dhe të harrojnë atë çfarë ka thënë kandidati republikan deri më tani" - shkruan Foreign Policy. (A.N.)
Më shumë: http://www.foreignpolicy.com/
Plus: http://www.newyorker.com/online/blogs/evanosnos/2012/09/chin...
Add new comment