Hezitimi me Sirinë, Erdogan i përmend OKB-së paaftësinë në Ballkan

"Sa e dhimbshme! OKB është aq e padobishme sot siç ishte 20 vjet më parë kur këqyrte masakrën e qindra e mijëra njerëzve në Ballkan". Fraza e fortë ka dalë nga goja e vetë kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan në një konference në Stamboll të shtunën (13 tetor).
"Srebrenica ndodhi sepse komuniteti ndërkombëtar ishte i papërgatitur për t'u marrë me çështje të pas luftës së ftohtë. Si mund të shpjegohet padrejtësia dhe dobësia shfaqur në çështjen siriane? Ne presim për një apo dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.. Atëherë e ardhmja e Sirisë është në rrezik.. Vetoja e Rusisë dhe Kinës për një rezolutë të OKB që dënon dhunën i dha regjimit të Asadit licensë për të vrarë, - tha Erdogan ndër të tjera.
SETimes.com, në një artikull në faqen e vet online, sjell disa reagime mbi këtë deklaratë.
Ojtun Orhan, analist sirian në Qendrën për Studime Strategjike të Lindjes së Mesme, thotë: "Turqia po përpiqet të përdorë të gjitha gjuhët e mundshme... Erdogan ka dështuar deri tani të bindë aleatët perëndimorë të marrin hapa të mprehtë kundër al-Asad. Ndërkohë, sa më shumë të zgjasë trazira siriane, aq më shumë kritika merr qeveria e Erdogan nga fronti i brendshëm. Janë dy audienca kryesore që Erdogan synon t'i tronditë duke u kujtuar tragjedinë boshnjake: i brendshmi [turk] dhe komunitetet perëndimore".
Diplomati veteran turk Omer Engin Lutem: "Gjithkush luan me fjalë në OKB, por Turqia është i vetmi vend tani që po vuan drejtpërsëdrejti në kufirin e vet (rreth 100,000 refugjatë sirianë janë në Turqi dhe numri pritet të dyfishohet deri nga fundi i vitit). Kjo është tragjedi njerëzore dhe mekanizmi i OKB-së është shumë i ngadaltë".
Masakra e Srebrenicës në korrik '95 është konsideruar mizoria më e madhe në tokën europiane që nga L2B. Forcat mbrojtëse të OKB, braktisën atë që qe caktuar si strehë e sigurt e OKB-së duke lejuar trupat e Ratko Mlladiç të hynin dhe të bënin kasaphanë: vranë 8,000 banorë.
Foto: Erdogan në Shqipëri, duke folur gjate ceremonise se inaugurimit të Rrëshen -Kalimash, Qershor 2009 (LSA)
Comments
"Turqia po përpiqet të

"Turqia po përpiqet të përdorë të gjitha gjuhët e mundshme...

Ndoshta dhe atë të Berishës për aq sa vlen? Disa ditë më parë "shpërthimi" i Berishës kundër Sirisë megjithëse qesharak, një arsye e ka patur

Pati barbarizëm në Bosnje,

Pati barbarizëm në Bosnje, Kroaci dhe Serbi natyrisht, por ajo nuk u shkaktua nga ndarjet sektare, por politika agresive e Slobodan Millosheviçit, qëllimi i të cilit ishte të krijonte një Serbi të madhe duke ushtruar dhunë, gjenocid dhe spastrim etnik ndaj popullsisë jo-serbe... Në Ballkan pati luftë për territore ... Të tilla aluzione të pamenduara si te Erdoganit pranojnë ata nacionalistë serbë që konsiderojnë se të gjitha palët qenë të barabartë dhe përgjegjës në luftërat në vitet 1990 në Ballkan. Unë mund të pranoj krahasimin e Sirisë së sotme dhe Jugosllavisë së të shkuarës vetëm në qoftë se vëzhgimi përqendrohet në aktorët e jashtëm dhe përpjekjen e tyre për ndikim rajonal, nga këndi i përpilimit të pavendosur të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke detyruar sanksione të paefektshme dhe argumente pro e kundra mbi ndërhyrjen e huaj ushtarake..

e mundur të lidhej qasja e

e mundur të lidhej qasja e OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar ndaj Sirisë sot me atë boshnjake në vitet 1990, por nuk krahason situatën brenda këtyre dy vendeve në kohë lufte dhe krize.

Do Zoti te rrezohet edhe ky

Do Zoti te rrezohet edhe ky autoritar qe po e degjeneron politike e jashtme turke! Turqia e Erdoganit eshte shenderruar ne nje shtet qe sponsorizon terrorizmin duke stervitur e filtruar ne Sirine fqinje mijera mjekerra te zeza arabe. Lufta ne Siri po nxitet nga Turqia, Izraeli dhe diktaturat e tjera sunito-arabe, kjo eshte me se e qarte tashme. Vetem se diçka nuk eshte e qarte: a do te dale fitimtare terrorizmi anti-sirian dhe bashke me te aleati i tij turko-arabo-çifut apo do te fitoje blloku Siri-Iran-Liban-Rusi? Nese konflikti ne Siri do te zgjaste shume, Erdogani do te rrezikonte karrieren, bile edhe jeten se me renien prej fronit te qeverise, perfundon direkt e ne burg! Pakenaqesite e popullit turk drejt ketij lideri autoritar e mashtrues po rriten dita dites, sondazhet me te fundit te shtypit tregojne se mbeshtetesit e ketij konflikti nuk i kalojne 30, nderkohe qe mbi 65% te turqve jane kunder akteve armiqesore ndaj Sirise fqinje.

Krahasimi pastaj mes masakrave serbe ne ish-Jugosllavi dhe masakrave ne Siri, eshte kryekeput i pavend! Per çka po ndodh sot ne Siri, edhe vete Uashingtoni dhe aleatet e tij europiane, jane shume te matur, sepse prej mese 1 viti pjesa derrmuese e akteve me te tmerrshme ne Siri, ka per autore dhjeterat mijerave te mjekerrave te zeza xhihadiste qe jane katapultuar atje nga jashte. Ne fakt ajo e infiltruar ne Siri, eshte ushtria me e madhe e terroristeve, qe pas marrjes se Libise, jane hedhur atje ne mesymje me objektiva te qarta e nen pagese. Eshte nje armate kriminelesh nga Maroku, Algjeria, Tunizia, Egjipti, Sudani, Libia, Libani, Jordania, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Kuvaiti, Iraku, Bahreini, Cecenia, Pakistani, Indonezia, e deri tek Filipinet. Mbi 40.000 kriminele te stervitur e armatosur nga Turqia e Erdoganit, Izrahelli i Netanjahut, Franca, Britania dhe Shba-ja qe ne bashkepunim me rebelet siriane, po e shkretojne ate vend qe perpara luftes s'kishte asnje problem ekonomik, politik apo fetar. Dhe ne Siri nuk numerohen sektet fetare qe tjeterkund... kane shkaktuar konflikte dhe gjakderdhje te pafundme. Por Siria pati fajin e vetem se ishte armiku nr. 1 i shtetit fashist te Izrahellit.

Me pak fjale, si njeri luftenxites dhe shume pak inteligjent, vafsh ne Ferr Erdogan!

Add new comment