Më shumë Europë - sipas Berishës

Postuar në 19 Tetor, 2012 03:35

Kryeministri i Shqipërisë Berisha me sa duket ka vënë mend nga ajo që ndodhi në KiE në Strasburg. Megjithëse i mbushur me eforinë e zakonshme të shifrave (që tashmë i krahason me 1990-n, si dikur, dikush tjetër me 1938-n) - fjalimi i tij në kongresin e Partisë Popullore Europiane në Bukuresht, kësaj here ka qenë i shkurtër.

Motoja e këtij kongresi ka qenë “Më shumë Europë”.  Si e lexon kreu i ekzekutivit shqiptar këtë slogan? Ja një pjesë nga fjalimi i tij:

"Më shumë Europë, unë e shoh në dy aspekte. Së pari, ne po përballemi me probleme të mëdha përsa i përket probleme të Euros dhe krizës së eurozonës. Ne nuk jemi vend i eurozonës, por sistemi ynë bankar vjen tërësisht nga vendet e Zonës së Euros. Ndaj unë do të vlerësoja shumë një interes më të madh për të tamponuar pasojat e krizës së Euros në vendet tona. Së dyti, ashtu siç Presidenti ngriti dje, Ballkani Perëndimor ka nevojë për më shumë Europë, sepse është fakt se gjatë 2-3 viteve të fundit, për shkak të disa çështjeve specifike për t’u zgjidhur, procesi është në vështirësi reale. Por, nëse shohim mbrapa, në fillimet e Bashkimit Europian, ne jemi një rajon me plagë të shumta dhe e vetmja rrugë për të shëruar plagët tona është të bëjmë realitet ëndrrat tona europiane. Në të kundërt, boshllëku do të zëvendësohej nga nacionalizmi, i cili është vërtet kundërproduktiv. Disa bllokime kyçe atje janë për t’u zgjidhur. Bashkimi Europian ka potencialin e saj dhe unë shpresoj se është në interesin më të mirë të rajonit, që BE  ta mbajë në fokus rajonin tonë". (A.N.)

 

Fjalimi i plotë:
http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17195

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.