Arkiv-Lajme
Nga "55" te "Panorama" - lista e gazetave të preferuara në një email qeveritar
Sot gazeta Shekulli ka bërë publike disa e-maile nga Përgjegjësja e sektorit të Legalizimit dhe Urbanizimit në drejtorinë e përgjithshme të ALUIZN-it, Irela Premti, ku disa nga gazetat dalin të përjashtuara nga publikimi i njoftimeve të kësaj agjensie.
Me e-mail dërgohen materialet për publikim në shtypin e shkruar, sikurse dhe lista e gazetave të “preferuara” për ta botuar lajmin. Bie në sy që mungojnë gazeta të konsideruara me qendrime të “majta” si Shqiptarja.com, Gazeta Shqiptare apo Shekulli.
Rama: Kryeministri pakt me Zotin? Nuk iu lut për popullin e vet, foli me të si me Nard Ndokën... Bëhu burrë e dëgjoi grevistët!
Kryetari Rama ka folur në Kongresin e Forumit të Gruas Socialiste, ku vlerësoi guximin e grave për tu marrë me politikë.
Duke iu rikthyer grevës, Rama deklaroi: “Unë i them sot Kryeministrit, bëhu burrë dhe dëgjoi ata që milituan për çerek shekulli dhe partia i la aty ku janë! Lëri marrëzitë dhe nxirri nga kalvari i dhimbjeve dhe zjarret, jepi fund turpit që po rrënqeth ndërkombëtarët”, i cituar nga Shekulli Online.
Mormonët, feja që ka nxjerrë një ‘djalë’ misionar: Mitt Romney-n
Ungjillizimi është një pjesë e shumë feve, por mormonët e kanë kthyer konvertimin e njerëzve në fenë e tyre në një formë arti. Rrjeti global i tyre ka 55.000 misionarë që formojnë një makineri të vajisur mirë, dhe, atyre u shtohen qindra e mijëra ndjekës të rinj çdo vit. Vetëm Misioni i tyre në Londër krenohet me më shumë se 130 misionarë me kohë të plotë, të ardhur nga mbi 40 vende. Në një fe ku të gjithë pasuesit pritet të japin 10 për qind të pasurisë së tyre në kishë, sa më shumë ndjekës, do të thotë më shumë para.
Debati Rama-Gjoni në Asamblenë e PS, titull kryesor për disa media të Tiranës.
Disa nga gazetat e sotme (Gazeta Shqiptare, Telegraf, etj.) janë hapur duke i lënë hapësirë të gjerë lajmit mbi Asamblenë e PS-së e sidomos mbi replikat mes Ramës e Ilir Gjonit.
Viti 1978: Komunistët internuan familjen e Abdyl Frashërit 1 muaj para se eshtrat e rilindasit të varroseshin me pompozitet në Tiranë
Orhan Jegeni, djali i mbesës së Abdyl Frashërit (biri i vajzës së Mehmet Frashërit, vëllait të vogël të Frashërllinjve) rrëfen për Fatos Veliun e G.Shqiptare se familja e tij u internua më 1978, pak muaj para se eshtrat e Abdyl Frashërit të vinin nga Stambolli. Madje, në ditën e rivarrosjes së eshtrave që u bë në një ceremoni pompoze ata nuk u lejuan të merrnin pjesë.
Ramazan Spahia: Kur nuk u thyem nga torturat e Enverit, nuk thyemi nga lojrat e Saliut
Në një lajm të mëparshëm ( http://www.respublica.al/artikuj/2012/10/20/ish-te-perndjeku... ) njoftuam për një raprezalje të disa policëve të veshur civilë në çadrën e të ngujuarve në grevën e urisë së të burgosurve politikë, pas thirrjes që zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Filip Reeker, u bëri au
Ish të përndjekurve u hyjnë në çadër me dhunë persona të identifikuar si efektivë policie dhe u marrin ilaçet
Në ditën e 29 të grevës së urisë, ish të përndjekurit kanë denoncuar veprimet antiligjore të disa personave, të identifikuar prej tyre si efektive të policisë, të cilët kanë hyrë në mbrëmje në çadrën e grevistëve dhe i kanë marrë me forcë disa medikamente dhe mjete të nevojshme për grevistët e urisë. TCH njofton që më pas Komisioneri i Avokatit te Popullit, Sotiraq Nushi, i bëri thirrje qeverisë të lejojë futjen në mjediset e grevës të lëngjeve të domosdoshme, ndërsa policisë i bëri thirrje të ruajë qetësinë.
Kush është italiani për makinën e të cilit u hodh baltë mbi grevistin Asllan Patrioti?
Njeriu që mendohet se akuzon grevistin Asllan Patrioti për vjedhjen e një makine luksoze, mund të jetë italiani Massimiliano Nicolini, i cili akuzohet nga ish- e fejuara se mashtronte sikur ishte konsull italian.
Një darkë që ul tensionet
Parmbrëmë, në një nga hotelet më të mëdhenj të New Yorkut u bë një darkë e jashtëzakonshme, disi e papërfytyrueshme për Shqipërinë tone; pas debatit të dy kandidatëve presidencialë, Obama dhe Romney. 1500 mysafirët nga shoqëria e lartë e NY-ut kishin mes tyre të buzëqeshur që të dy kandidatët, të ulur pranë njëri tjetrit, duke patur mes tyre kardinalin e New Yorkut, Dollan (shih foton), i cili i pat përshëndetur kandidatët në të dy konventat: në atë republikane, si dhe në atë demokrate.
Paloka: Greva, absurde. S’japim konsensus për Qarkun e Fierit.
Në një intervistë për drejtorin e Informacionit në Ora News, Patrik Sadikaj, deputeti i PD Edi Paloka ka thënë që nuk do të bëjnë pakt me të burgosurit e grevës që janë “grupi i përzgjedhur të Edi Ramës, të cilët sipas tij vetëm përfaqësues të kësaj shtrese që nuk janë”. Dhe këtë do e bëjnë për respekt të shpresës së të burgosurve politikë. “Ndërsa kërkesat e parashtruara prej grupit grevist sipas tij janë absurde”, tha Paloka.