Ish të përndjekurve u hyjnë në çadër me dhunë persona të identifikuar si efektivë policie dhe u marrin ilaçet

Postuar në 20 Tetor, 2012 05:23

Në ditën e 29 të grevës së urisë, ish të përndjekurit kanë denoncuar veprimet antiligjore të disa personave, të identifikuar prej tyre si efektive të policisë, të cilët kanë hyrë në mbrëmje në çadrën e grevistëve dhe i kanë marrë me forcë disa medikamente dhe mjete të nevojshme për grevistët e urisë. TCH njofton që më pas Komisioneri i Avokatit te Popullit, Sotiraq Nushi, i bëri thirrje qeverisë të lejojë futjen në mjediset e grevës të lëngjeve të domosdoshme, ndërsa policisë i bëri thirrje të ruajë qetësinë.

Ndërsa zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Filip Reeker, ka deklaruar (sipas G.Sh.) se “situata duhet zgjidhur me dialog dhe me qetësi” dhe se “palët nuk duhet të ndërmarrin sulme personale dhe politike, të cilat kanë treguar se përshkallëzojnë situatën dhe pengojnë mundësinë e dialogut”, edhe Partia Socialiste ka reaguar e shqetësuar, përmes Keti Bazhdarit që tha se "kryeministri Berisha po drejton një regjim të ngjashëm me atë të Enver Hoxhës”

k.c.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.