Paloka: Greva, absurde. S’japim konsensus për Qarkun e Fierit.

Postuar në 20 Tetor, 2012 01:08

Në një intervistë për drejtorin e Informacionit në Ora News, Patrik Sadikaj, deputeti i PD Edi Paloka ka thënë që nuk do të bëjnë pakt me të burgosurit e grevës që janë “grupi i përzgjedhur të Edi Ramës, të cilët sipas tij vetëm përfaqësues të kësaj shtrese që nuk janë”. Dhe këtë do e bëjnë për respekt të shpresës së të burgosurve politikë. “Ndërsa kërkesat e parashtruara prej grupit grevist sipas tij janë absurde”, tha Paloka.

Sipas Palokës e vetmja pikë ku mazhoranca qeverisëse mund të japë konsensus është reforma parlamentare, ndërsa sa i përket ligjit për gjykatën e lartë dhe atë të statusit për nënpunësin civil, ai thekson se kjo është në dorën e  Ramës, t’i votojë ose jo.

Në lidhje me problemin e Qarkut të Fierit, Paloka tha: “Qëndrimi i Ramës është absurd, duke e kushtëzuar votimin e ligjeve me qarkun e Fierit, pozicioni i tij është aspak komod, fati i statusit është në dorën e tij. Fieri nuk është cështje që varet nga Sali Berisha apo dikush tjetër, ai ju dha idenë e mocionit, rrugë tjetër nuk ka. Ligjërisht nuk mund të dalë kryetar qarku ai i PS. Nëse iu shitën atyre këshilltarët kjo është punë e tyre, ndodh rëndom në pushtetin lokal...”

Në lidhje me zgjedhjet, Paloka është shprehur se “...ne i kemi dhënë provat, gjithmonë janë certifikuar. A do ta kalojmë edhe këtë herë? Sigurisht unë mund të jap garanci për pjesën që i takon qeverisë, ka përgjegjësinë më të madhe, por mos harrojmë që zgjedhjet i bëjnë dy palët dhe gjatë viteve ka pasur tentativa për prishjen e tyre. Rama kaq agresiv ka qenë dhe në zgjedhjet e tjera...”

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.