Një darkë që ul tensionet

Postuar në 20 Tetor, 2012 03:11

Parmbrëmë, në një nga hotelet më të mëdhenj të New Yorkut u bë një darkë e jashtëzakonshme, disi e papërfytyrueshme për Shqipërinë tone; pas debatit të dy kandidatëve presidencialë, Obama dhe Romney. 1500 mysafirët nga shoqëria e lartë e NY-ut kishin mes tyre të buzëqeshur që të dy kandidatët, të ulur pranë njëri tjetrit, duke patur mes tyre kardinalin e New Yorkut, Dollan (shih foton), i cili i pat përshëndetur kandidatët në të dy konventat: në atë republikane, si dhe në atë demokrate.

Darka është një ngjarje tradicionale, nisur që në 1945 ku presidentët dhe ata që duan t’u marrin postin bashkohen në mes të fushatës për të shpalosur aftësitë e tyre humoristike (natyrisht ndihmuar nga shkrues të zotë dhe të mprehtë të batutave humoristike).

Edhe këtë herë atmosfera ishte shumë miqësore. Obama i ftoi njerëzit të uleshin shpejt se mund të shfaqej aktori Clint Eastwood dhe t’u fliste karrigeve boshe. Kjo për të shpenzuar një batutë thumbuese ndaj aktorit, i cili në konventën republikane bëri një show kundër Obamës duke dialoguar me një karrige boshe.

Romney u foli të pranishmëve që po në këtë natë dhanë çeqe të majme dhe mblodhën në një fushatë mirëbërëse pesë milionë dollarë për fëmijët e varfër dhe shfaqi shqetësimin se pjesëmarrësit në restorantin e madh ishin të pasur. Obama që ka ndërmend të ngrejë taksat për të pasurit nga kjo pjesëmarrje do të inkurajohej më shumë!

Por në përgjithësi humori i presidentëve në këto darka është vetëtallës dhe kjo e ngre mbrëmjen në nivele miqësore të paimagjinueshme. Obama psh tha se nga njëherë i hipën dëshira të përdorë emrin e mesit që është Hysein: Barak Hysein Obama! Por edhe kur atakohet kundërshtari, ajo nuk është fyerje; përkundrazi. Përshëmbull, presidenti në fuqi tha se para se të vinin në darkë të dy rivalët kishin dalë në Manhattan të psonisnin: Obama blinte nëpër dyqane, kurse Romney blinte vetë …dyqanet! Në vendet ende me mbetje të mentaliteteve proletare është zor të kuptohet që kjo ishte një reklamë për kundërshtarin. Pasi është më mirë që në krye të vendit të vijë një i pasur se sa të rrijë në fron një që natë e ditë mendon vetëm për t’u pasuruar.

K.P.

Comments

Submitted by Socius (not verified) on

<p>&quot;Në vendet ende me mbetje të mentaliteteve proletare është zor të kuptohet që kjo ishte një reklamë për kundërshtarin. Pasi është më mirë që në krye të vendit të vijë një i pasur se sa të rrijë në fron një që natë e ditë mendon vetëm për t&rsquo;u pasuruar.&quot; - Domethene gjithmone fajin e ka i varfri, i papuni, njeriu pa sigurim shendetesor, te cilit ndonjehere i hipen ideja e marre per ta marre demokracine seriozisht dhe per ta shtruar diskutimin ne terma barazie radikale!!! Bota perparoka kur fisnikeria na merr freret dhe kamxhikun ne dore, ama me karamelen ideologjike te fotove te buzeqeshura, veshjeve shkelqyese dhe batutave te shkatheta (pavaresisht se jane te gatshme). Rendesi ka qe nuk zihen, packa se bombat sociale brenda vendit dhe ato luftarake jashte tij i perdorin per te zbavitur seren e tyre. Te vret, te vret, po zotni ama! - Fjali e kahershme sklleverish ne mendje.</p>

Submitted by Shkelzeni (not verified) on

<p>E hë, a derëbardhë, se dhe ata që i shkruajnë nuk janë keq. Shkruajnë, por paguhen, ama. Ose, më saktë, paguhen pa shkruajnë. Ja p.sh. ky që ka blog-un deklaron vetë se është më i paguari...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.