Ramazan Spahia: Kur nuk u thyem nga torturat e Enverit, nuk thyemi nga lojrat e Saliut

Postuar në 20 Tetor, 2012 06:13

Në një lajm të mëparshëm ( http://www.respublica.al/artikuj/2012/10/20/ish-te-perndjeku... ) njoftuam për një raprezalje të disa policëve të veshur civilë në çadrën e të ngujuarve në grevën e urisë së të burgosurve politikë, pas thirrjes që zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Filip Reeker, u bëri autoriteteve shqiptare për dialog me të ngujuarit. Për të marrë një informacion të drejtpërdrejtë, kontaktuam me një prej të ngujuarve, 75-vjeçarin 45-kilësh Ramazan Spahia. Ai na tha se, sa herë ka një përkrahje të fortë nga SHBA-ja për ta, fillojnë raprezaljet në çadrën e grevës – u heqin çajin, trisolin, ilaçet, kafen; nuk lejojnë familjarët të takohen me ta etj. Por, tha Spahia, kur ne nuk u thyem nga torturat në burgjet e Enverit, s’kemi si të thyhemi nga këto lojra të Saliut.

Ramazan Spahia u torturua egërsisht për 23 muaj në hetuesinë e Peshkopisë, për ta detyruar të dëshmonte se edhe miq të tij, si ai, kishin bërë propogandë kundër pushtetit komunist. Por Ramazani nuk u thye. Pas revoltës në burgun e Qafë Barit, në të cilën mori pjesë, Ramazani u torturua barbarisht për 3 muaj rresht, që të tregonte si cili kishte qënë inisiatori i revoltës, por ai së bashku me Vllasi Koçin e Fatmir Lamajn (bashkë-grevistë të tanishëm), nuk u thyen. Kur e pyetëm Ramazanin sesi ishin ata 3 muaj në krahasim me 23 muajt e hetuesisë, tha se këto të fundit kishin qenë si mjaltë krahasuar me 3 muajt e tmerrshëm të Qafë Barit…
Shënim: Në foton shoqëruese, Ramazan Spahia është në cepin e poshtëm, djathtas.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.