Kush është italiani për makinën e të cilit u hodh baltë mbi grevistin Asllan Patrioti?

Postuar në 20 Tetor, 2012 04:00

Njeriu që mendohet se akuzon grevistin Asllan Patrioti për vjedhjen e një makine luksoze, mund të jetë italiani Massimiliano Nicolini, i cili akuzohet nga ish- e fejuara se mashtronte sikur ishte konsull italian.

Në një rrëfim për Shqiptarja.com, një biznesemene shqiptare, emri i të cilët mbahet fshehur nga gazeta, thotë se për makinën Jaguar është thirrur disa herë që nga qershori në polici, pasi ish i fejuari e akuzonte atë për makinën. Nëse bëhet fjalë për ët njëjtën makinë për të cilën policia akuzon Asllan Patriotin, ajo shprehet se nuk është e sigurt por “besoj se po, pasi ai vetëm atë Jaguar ka mbajtur, me sa di unë”. Italiani pronar i makinës, sipas saj i përdor kompanitë e ngritura në Shqipëri (6 të tilla) për të kryer mashtrime ndërkombëtare, e me to ai ka mashtruar biznesmenë shqiptarë e italianë. “E pashë dje në gjykatë, ishte i shoqëruar me 2 të Renea-s” thotë ish e fejuara për Shiptarja.com.

Nicolini hiqej si konsull i Shqipërisë në Breshia, madje, sipas dëshmisë së vajzës, “jo vetëm, por unë deri vonë e dija se ishte konsull i Vatikanit në Tiranë”. Sipas saj ai është një mashtrues “perfekt” ndërkombëtar që ”ka mashtruar aq shumë njerëz si këtu, si në Itali, sa do vijë momenti do dalë zbuluar”. Të tilla fjalë ka thënë për Shqiptarja.com edhe një ish ortaku i Nicolinit në biznes.

Vetë Nicolini, i kontaktuar nga Shqiptarja.com as e pohoi e as e mohoi që ka akuzuar grevistin Patrioiti për makinën. Ai tha vetëm se “emri im është implikuar padrejtësisht në këtë histori por unë nuk kam ndër mend t’ju jap shpjegime juve”.

k.c.

 

historia e Nicolinit si kont i rremë në mediat italiane:

http://www.bresciaoggi.it/stories/Home/292997_il_finto_console_dellalban...

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>pse nuk investigoni edhe historine e skender tufes i akuzuar per bordello.</p>

Submitted by Lirim,Vlore (not verified) on

<p>Gazetaria eshte e gjitha thashetheme,por druaj,zoti Nano se ndoshta duke u perpjekur te<br />hiqni balten e Patriotit,baltoseni vete!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.