Arkiv-Lajme
Daut Gumeni shpjegon ç'ndodhi pas miratimit të ligjit 9831 për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve
Daut Gumeni në një analizë në SHQIP-in e sotëm për mbylljen e grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë të diktaturës, ndër të tjera i kushton një paragraf edhe shpjegimit të asaj që ka ndodhur pasi u miratua në 2007 ligji për dëmshpërblimin, ai ligj që ka qenë në qendër të kërkesave të grevistëve
Shkruan Gumeni (shkrimi i plotë mund të lexohet edhe në kolonën përbri):
Gjergj Ndreca nuk dinte asgjë për vendimin e mbylljes së grevës, Liraku mungon në shtypin e sotëm
"Jo, nuk më kishin njoftuar për ndërprerjen e grevës. Atë moment unë isha duke marrë një serum dhe më kishte zënë gjumi. Papritmas, pashë se bashkëvuajtësit e mi jepnin konferenca shtypi për daljen nga greva. Çdo gjë e prisja dhe e besoja, këtë jo. Ata duhet të më kishin njoftuar për vendimin e marrë. Nuk më kontaktuan dhe kjo gjë më mërziti shumë"
E përditshmja SHQIP ka intervistuar në numrin e sotëm një nga të vetëflijuarit e grevës së urisë të mbyllur dje dhe ai ndër të tjera thotë:
Ish të përndjekurit “e famshëm” u ndanë më dysh në qëndrimin ndaj grevës së urisë
Ish të përndjekurit që janë personazhe e personalitete publike u panë të ndarë në qëndrimin e tyre ndaj grevës së urisë që u mbyll dje. Ata që janë më afër pushtetit heshtën për një kohë të gjatë, dhe duhet të ketë qenë një apel i ardhur nga më shumë se një zë publik (“Pse nuk flasin ish të përndjekurit?”, ish apeli në formë pyetjeje), që i ka bërë të flasin disa syresh. Por kanë folur për t’u distancuar nga grevistët, e nga gjestet e tyre të bujshme në kufijtë e vetflijimit. Në fillim ish Agron Tufa, i cili shkruajti një artikull për Panoramën.
'Ky është një m.. për t’u ngrënë aty te ne'
Vajza në foto (në të djathtë të Berishës) quhet Silvi Bardhi. Ka punuar si spikere lajmesh në televizionet Klan dhe ABC News dhe nga marsi i këtij viti është zëdhënëse e Partisë Demokratike. Këto ditë ka lexuar deklaratat për grevën e urisë së të burgosurve të komunizmit. Këtë më poshtë e lexoi dje:
Obama fiton debatin e tretë; pritet të matet jehona elektorale e kësaj fitoreje (nëse do të ketë)
Mbrëmë ish radha e debatit të tretë midis Obama e Romney-t, dhe pikët shkuan për të parin. Presidenti arriti ta bënte Romney-n të binte dakord lidhur me politikën e jashtme të administratës amerikane gjatë katër viteve të fudnit, gjë që i bëri një numër komentatorësh, mes të cilëve dhe të djathtë, të thoshin: “E pse duhet të votojmë? Ata janë njësoj”.
Vetëm një mur kinez bën punë këtu - thotë për kufirin Shqipëri-Kosovë zyrtari i UNMIK
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Ismet Ibishi dhe drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Hysni Burgaj janë takuar në Tiranë, - shkruan e përditshmja e Prishtinës, “Koha Ditore”. Artikulli flet fillimisht për deklarimet e dy drejtuesve të lartë të rendit, ku spikatin deklarimet e kryepolicit shqiptar, në të cilat bien në sy togfjalësha si "arritje madhore", "nivele shumë të larta", "më i miri në rajon" (me sa duket termat e 30 viteve më parë janë bërë tashmë gjuha e zakonshme e Tiranës zyrtare).
Kunata gjermane e deputetes së Albin Kurtit, mes viktimave të trazirave në Prishtinë
Një shtetase gjermane (në foto), e cila është kunatë e deputetes së VetëVendosjes, Albulena Haxhiu, ka marrë lëndime gjatë protestës së sotme në bulevardin Nëna Terezë. Familjarët e saj i kanë thënë gazetarit të KTV-së se ajo nuk ka qenë pjesëmarrëse në protestë, por e ka pësuar si vëzhguese e protestës. Sipas drejtuesit të Emergjencës, Basri Lenjani, shtetasja gjermane është sjellë në spital pa shenja jete, por mjekët ia kanë dalë ta kthejnë në jetë me anë të reanimacionit. Megjithëkëtë, gjendja e saj vlerësohet ende e rëndë.
Vehbiu, kundër purizmit
Ardian Vehbiu do të hedhë së shpejti në treg një libër të titulluar “Kundër purizmit”. Do të botohet në nëntor nga Dudaj, në kohë edhe për Panairin e Librit në Tiranë, - mësohet nga vetë autori, i cili shton:
Morën pjesë "besa dhe nderi" në vrasjen e Aishes?
Blogu "Peizazhe të Fjalës" e ka parë në një kënd analitik lajmin rreth 18 vjeçares Aishe Vata dhe vdekjes së saj tragjike. Një nga autorët trajton konceptin e "besës" dhe "nderit" duke folur për babanë e Aishes, Muhametin.
Ramazan Spahia: Po Lirak Bejkon për çfarë do ta akuzosh, o Sali Berisha?
Pas mbylljes së grevës së urisë së të burgosurve politikë, vizituam në Spitalin Amerikan të Tiranës 75-vjeçarin 45-kilësh Ramazan Spahia, një nga të ngujuarit e fundit të asaj greve (Ramazani, pasi doli nga greva e urisë, nuk pranoi të shkonte në spitalin shtetëror).
