Kunata gjermane e deputetes së Albin Kurtit, mes viktimave të trazirave në Prishtinë

Një shtetase gjermane (në foto), e cila është kunatë e deputetes së VetëVendosjes, Albulena Haxhiu, ka marrë lëndime gjatë protestës së sotme në bulevardin Nëna Terezë. Familjarët e saj i kanë thënë gazetarit të KTV-së se ajo nuk ka qenë pjesëmarrëse në protestë, por e ka pësuar si vëzhguese e protestës. Sipas drejtuesit të Emergjencës, Basri Lenjani, shtetasja gjermane është sjellë në spital pa shenja jete, por mjekët ia kanë dalë ta kthejnë në jetë me anë të reanimacionit. Megjithëkëtë, gjendja e saj vlerësohet ende e rëndë.
KTV-ja raportoi se edhe Albulena Haxhiu ka qenë e plagosur dhe e shtruar në QKUK, por ajo është liruar në orët e vonshme të pasdites. Mirëpo, policia në QKUK ka marrë në pyetje dhe pastaj ka arrestuar burrin e Albulenës, i cili është po ashtu pjesëtar i “VetëVendosjes” dhe i afërm i shtetases gjermane.
Për gjendjen e saj është duke u interesuar edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, kurse rrethanat e përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore mbeten të paqarta. Sipas policisë, ajo ka qenë “një qytetare kalimtare e rastit, e cila ka qenë në afërsi të protestuesve, është alivanosur dhe zyrtarët policorë i kanë ofruar ndihmë, duke e vendosur në automjetin transportues emergjent të Policisë së Kosovës për të vazhduar me trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Në bazë të informacioneve zyrtare ajo nuk ka qenë pjesëmarrëse në protestë”, njofton Policia.
Protesta e sotme e VetëVendosjes kundër bisedimeve me Serbinë:
http://www.evropaelire.org/content/article/24747370.html
Foto galeri:
Comments
Faktori islamik i Kosovareve
<p><span class="comment-details"><span class="comment-text">Faktori islamik i Kosovareve asht shume diskutabile ne EU ky asht nji fakt i pamohushem. Kurse influenca e Turqise se re ne trevat Shqiptare asht edhe nji faktore tjeter qi nuk duhet nenqmue dhe asht shume shqetesuese. Te punojme me teper per nji shtete me vlera qytetare, njerez te shkolluem dhe ekonomi qi na bane te dinjitetshem ne Europe.</span></span></p>
I ka rene te fiket kesaj se
<p>I ka rene te fiket kesaj se ka pare policine qe i rifte depudetet , dhe kjo eshte skandalizuar --Shum keq polica qe ref deupdetet ...Turp tu vije !</p>
Add new comment