Vetëm një mur kinez bën punë këtu - thotë për kufirin Shqipëri-Kosovë zyrtari i UNMIK

Postuar në 22 Tetor, 2012 17:57

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës,  Ismet Ibishi dhe drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Hysni Burgaj janë takuar në Tiranë, - shkruan e përditshmja e Prishtinës, “Koha Ditore”. Artikulli flet fillimisht për deklarimet e dy drejtuesve të lartë të rendit, ku spikatin deklarimet e kryepolicit shqiptar, në të cilat bien në sy togfjalësha si  "arritje madhore", "nivele shumë të larta", "më i miri në rajon"  (me sa duket termat e 30 viteve më parë janë bërë tashmë gjuha e zakonshme e Tiranës zyrtare).

Raportimi i gazetës kosovare ka gjithsesi një paragraf të fundit ku flitet për atë që ndodh realisht në  tri pikat kufitare Kosovë - Serbi.

Shkruan Koha Ditore: "Kufiri Shqipëri - Kosovë është shndërruar në një nyjë të kontrabandës së mallrave e trafiqeve, kryesisht përmes kufirit të gjelbër, por edhe të pikëkalimeve kufitare. Në kufirin e gjelbër, sipër pikëkalimit kufitar ekzistojnë dy rrugë këmbësorie që shërbejnë për kontrabandë, njëra për kontrabandën e gjësë së gjallë (viçave hormonalë), ndërsa tjetra për mallra të ndryshëm, duke përfshirë edhe ato të akcizës së cigareve, kafes, pijeve alkoolike, etj. Kontrabandë realizohet edhe në fshatin Pogaj përmes kufirit të gjelbër, kryesisht ditëve të hëna dhe të premte, si dhe  përmes Liqenit të Fierzës në Morinë, në Shishtavec, Qafë-Prushi e Qafë-Morinë. Ish-drejtori i Shërbimit Doganor të UNMIK-ut, Paul Acda, deklaron për kalimet ilegale të mallrave në kufirin Shqipëri - Kosovë: "Kontrabandistët këtu janë si uji. Gjejnë nga një vrimë për të depërtuar dhe e vetmja mënyrë për të ndaluar kontrabandën përmes kufirit tokësor Kosovë - Shqipëri është të ndërtohet një mur, ashtu siç bënë kinezët”. (A.N.)

 

Më shumë:

http://www.kohaditore.com/?page=1,13,119999

Comments

Submitted by Harilla (not verified) on

<p>D.m.th. ia paskan gjetur&nbsp;keni ilaçin varfërisë së njerëzve këtej e andej kufirit që shprehen me këtë gjuhë!&nbsp;</p><p>Të flasësh për ngritje muresh kineze për zonat më të varfra në rajon, do të thotë se ilaçit të vafërisë ia ke regjistruar të drejtat dhe e mban gati në xhep për shpërndarje masive.</p><p>Burra që i vënë shpatullën kombit, jo llafe. Gëzuar pavarësinë e mot me një mur kinez. &nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.