Daut Gumeni shpjegon ç'ndodhi pas miratimit të ligjit 9831 për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve

Postuar në 23 Tetor, 2012 06:16

Daut Gumeni në një analizë në SHQIP-in e sotëm për mbylljen e grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë të diktaturës, ndër të tjera i kushton një paragraf edhe shpjegimit të asaj që ka ndodhur pasi u miratua në 2007 ligji për dëmshpërblimin, ai ligj që ka qenë në qendër të kërkesave të grevistëve

Shkruan Gumeni (shkrimi i plotë mund të lexohet edhe në kolonën përbri):

"Pushteti aktual, pasi miratoi me pohë e bujë të madhe Ligjin 9831 dhe shpalli këstet vjetore përkatëse të likuidimit, nxori një marifet të padëgjuar dhe të çuditshëm: Të burgosurit politikë të diktaturës duhet të bënin aplikimin me dokumentet përkatëse, apo njëfarë lutjeje për t’u njohur si të burgosur politikë nga pushteti aktual i Tiranës(!) - në vend që të ngarkoheshin dikasteret përkatëse për të zbatuar ligjin të ekzekutivit dhe të burgosurve t’u kërkohej vetëm adresa e tyre dhe një numër llogarie në bankën që dëshironte vetë pushteti. Madje, në një nen të atij ligji thuhet shprehimisht e zeza mbi të bardhë se ”dokumentet e nevojshme duhet të ishin me burim arkivor”(!) A thua se të burgosurit politikë po caktoheshin të bënin studime në arkivin e shtetit… Atëherë lind pyetja: Pse kjo tollovi absurde dhe fyese njëherësh për të burgosurit politikë të diktaturës? Pse duhet të talleshin kështu këta të burgosur politikë, aq të dërrmuar nga burgjet, duke i detyruar  të kërkonin zyrë më zyrë dokumentet që ndodhen po në ato zyra ku punojnë pushtetarët e sotëm tok me të djeshmit e diktaturës? Pse duhej dhe një “afatizim” i paraqitjes së atyre dokumenteve të shkreta, edhe ato të ndërruara e të ngatërruara plot tetë herë? Kush e kishte bërë burgun politik në diktaturë, të burgosurit politikë apo pushtetarët besnikë të diktaturës, të cilët na merrnin përsipër edhe me ligj që të “afatizonin” kohën e paraqitjes së dokumenteve? E, më në fund, pse duhej bërë kjo thirrje për “aplikim”, kur pushtetarët aktualë i kanë nëpër sirtarët e zyrave të tyre dokumentet që vërtetojnë se cilët janë të burgosurit politikë të diktaturës? Mos vallë sepse kjo skotë pushtetarësh dëshirojnë ta shtrijnë abuzimin edhe me dëmshpërblimin e të burgosurve politikë? Pse duhej vonuar likuidimi i kësteve derisa të detyrohen të burgosurit politikë të ngujohen në grevë urie?" - Re.Pu.

Shkrimi i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/23/grevistet-e-urise-dhe-monologu-...
Në foto:
Kastriot Caushi, gjate ceremonise se promovimit te librit te shkrimtarit Daut Gumeni (në të majtë) “Shenime nga Shkolla e Partise″, ne hotel Tirana, në tetor të këtij viti (LSA)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.