Arkiv-Lajme

'Dallëndyshja' rikthehet në shtëpi

Postuar në 26 Tetor, 2012 04:07

Kjo foto është bërë në bregun e detit Adriatik, në Shën Pjetër të Gjirit të Lalzit. "Rikthimi në shtepinë e saj" - e kanë quajtur organizatorët. Bëhet fjalë për një breshkë të rrallë detare të llojit Chelonia mydas.

Ardian Vehbiu ironizon faqen online të së përditshmes Shekulli

Postuar në 26 Tetor, 2012 03:46

"Një vështrim i shpejtë në faqen e parë të Shekullit sot, më la përshtypje, të them pak, të keqe, - shkruan Ardian Vehbiu në "Peizazhe të Fjalës" dhe rendit titujt duke e ironizuar prezantimin në home page si një "festival patriotik":

Zgjedhjet në SHBA: Jugorët janë të djathtë; veriorët e perëndimorët janë të majtë

Postuar në 26 Tetor, 2012 03:08

Steven Pinker ka shkruar një artikull për të përditshmen amerikane New York Times, në të cilin nënvizon e shpjegon hartën elektorale amerikane, që rri prej kohësh pothuaj e pandryshueshme, dmth amerikanët që banojnë në jug, në shkretëtirat perëndimore e në zonat malore votojnë përgjithësisht për republikanët, ndërsa amerikanët që banojnë në verilindje e në shtetet bregdetare votojnë për demokratët.

Mustafa Nano dhe gazetarja Kazhani flasin për gjëra të ndryshme

Postuar në 25 Tetor, 2012 15:01

"Rama është alamet çuni, Berisha është gomar", ky është titulli i intervistës së perifrazuar që gazetarja Mira Kazhani ka kryer me analistin Mustafa Nano për rubrikën e saj… Por z. Nano është ndjerë i tradhëtuar, pasi ato fjalë, edhe pse i ka thënë pikërisht ashtu, nuk do t'i kishte përdorur në atë formë "krejt vulgare" si shprehet ai vetë.

Washington Post deklaron përkrahjen për kandidaturën e Obamës

Postuar në 25 Tetor, 2012 14:26

Siç e kanë zakon gazetat amerikane, gazeta Washington Post, e dyta për numrin e lexuesve në SHBA, deklaroi sot publikisht përkrahjen për kandidaturën e Obamës. Para katër vjetësh, ajo deklaroi përkrahjen për kundërshtarin e tij, John McCain.

Nëna ime po trajtohet si kosovarët në burgjet serbe, falënderoj Berishën – thotë vajza e Timoshenkos sipas 'Presheva Jonë'

Postuar në 25 Tetor, 2012 13:12

"Nëna ime po trajtohet keq, sikur dikur kosovarët në burgjet serbe..Bota, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i thonë stop regjimeve diktatoriale, siç pati sukses në Kosovë…

Agjensia "Presheva Jonë" ka botuar një bisedë me vajzën e ish-kryeministres ukrainase Yulia Timoshenko, aktualisht e burgosur. Në një artikull të gjatë shoqëruar me disa foto (një prej të cilave kjo që shoqëron këtë shënim) Eugenia citohet të thotë:

Berisha Style: Më thuaj cili je, se.. Me mua i di ti gjërat!

Postuar në 25 Tetor, 2012 10:06

Sali Berisha: I nderuar zotëri (Arben Ahmetaj), po flet si deputet apo si president i kompanisë Hermes? Më thuaj cili je se.. Me mua i di ti gjërat. Po flet si president i Hermesit që i grabite 15 milionë euro Telekomit apo po flet si dëshmitar?
Arben Ahmetaj: Harroji ti këto presione..
Sali Berisha: Mister Hermes, që me Hermesin nuk blen dot asgjë, përvec përvetësimit të 15 milion eurove me impulse dhe biseda me kompaninë tënde mbi Telekomin Shqiptar. Dhe për ato do përgjigjesh ti..

"20 mijë USD për hektar?! I vetmi vend ku mund të fitosh kaq është Lazarati ku është Genci deputet" - thotë Rama

Postuar në 25 Tetor, 2012 09:20

“I sjellin të komanduara, se çfarë duhet të mbjellësh në zonën tënde, kështu që janë mbjellë arra në një zonë që nuk bëhet absolutisht ky lloj druri. Janë mbjellë ullinj në një zonë që thahet pa zënë ende. Në vend që të mbjellim kulturat bujqësore si duhanin, vreshtarinë që është në traditën tonë dhe që është zona ideale për atë punë, këtu vijnë prej zyrave dhe thonë duhet të mbjellësh kaq sipërfaqe me ullishte. Po jo o zotëri se s’mbillet. Harxhohet leku dhe ky specialist që rri pranë rrethit, nëse e kundërshton ai të thotë shko në shtëpi”.

Në debatin Obama-Romney mbi politikën e jashtme, Europa u përmend... vetëm një herë

Postuar në 25 Tetor, 2012 07:34

Hebdo është javorja më e rëndësishme e Zvicrës frankofone. E themeluar në 1981 ajo mban në fokus zhvillimet ndërkombëtare, vecanërisht Europën. Publikohet nga grupi Ringier dhe konsiderohet si një mjet i informacionit dhe reflektimit, pa të cilën Zvicra franceze nuk do ishte ajo që është sot.

Shqiptarja.Com raporton pjesëmarrje me dhunë në "marshimin kundër dhunës"

Postuar në 25 Tetor, 2012 07:12

"Mijëra gra iu bashkuan kryetares".. etj  - shkruhet në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me një "marshim kundër dhunës" të organizuar sipas njoftimeve, nga kryetarja e Kuvendit, Topalli.

"Mijëra"? Hëm. Një hiperbolë e kuptueshme për nivelin e sajtit zyrtar të Kuvendit, por e përditshmja "Shqiptarja.Com" shkon pak më larg se kaq.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme