Zgjedhjet në SHBA: Jugorët janë të djathtë; veriorët e perëndimorët janë të majtë

Steven Pinker ka shkruar një artikull për të përditshmen amerikane New York Times, në të cilin nënvizon e shpjegon hartën elektorale amerikane, që rri prej kohësh pothuaj e pandryshueshme, dmth amerikanët që banojnë në jug, në shkretëtirat perëndimore e në zonat malore votojnë përgjithësisht për republikanët, ndërsa amerikanët që banojnë në verilindje e në shtetet bregdetare votojnë për demokratët. Me fjalë të tjera, të parët parapëlqejnë kandidatët që kanë një qasje agresive në planin ushtarak, që e inkurajojnë një rol të fesë apo të feve në jetën publike, që mbrojnë politika ekonomike laissez-faire, që janë prore me idenë e mbajtjes së armës në mënyrë legale e të përdorimit të saj të shpenguar në një numër rrethanash, që kanë bërë të vetën moton “sa më pak rregulla shtrënguese, sa më pak taksa, e sa më të ulta këto taksa”, e që vijojnë t’i japin vlerë familjes tradicionale. Ndërsa të dytët parapëlqejnë kandidatët që janë të prirur drejt bashkëpunimit ndërkombëtar, që i mëshojnë shekullarizmit e shkencës, që janë me idenë e kontrollit të armëve e të përdorimit të tyre, që janë në favor të lirisë individuale në planin e kulturës e të seksualitetit, e që i njohin qeverisë e shtetit një rol më të madh në mbrojtjen e mjedisit e në inkurajimin e barazisë ekonomike.
Shkrimi është shumë interesant, dhe ata që njohin anglishten mund ta lexojnë të plotë në linkun: http://opinionator.blogs.nytimes.com/2012/10/24/why-are-states-so-red-and-blue/?src=me&ref=general
E.G.
Comments
Si gjithmone shtetet me
<p>Si gjithmone shtetet me arkaike votojne republikanet konservatore dhe ato me perparimtaret, demokratet. Megjithate jam i mendimit se keta dy nuk ishin kandidatet me te mire per Shtetet e Bashkuara!</p>
Add new comment