Mustafa Nano dhe gazetarja Kazhani flasin për gjëra të ndryshme

"Rama është alamet çuni, Berisha është gomar", ky është titulli i intervistës së perifrazuar që gazetarja Mira Kazhani ka kryer me analistin Mustafa Nano për rubrikën e saj… Por z. Nano është ndjerë i tradhëtuar, pasi ato fjalë, edhe pse i ka thënë pikërisht ashtu, nuk do t'i kishte përdorur në atë formë "krejt vulgare" si shprehet ai vetë. Pyetja është, a ka të drejtë Kazhani ta citojë Nanon ashtu si zgjedh vetë - pasi ky i fundit e dinte se ishte duke u intervistuar, e jo thjeshtë duke pirë kafe? Apo ka të drejtë Mustafai, kur thotë se transformimi i një batute banale në kumtin e intervistës viktimizon pikërisht atë që i tha ato fjalë, ama në një kontekst aspak të ngjashëm me faqen e parë të një gazete…"
Kështu e shtronte për diskutim me lexuesit, Blendi Salaj në PPU, replikën e Mustafa Nanos ndaj mënyrës si ishte edituar një bisedë me të në një rubrikë të së përditshmes Shqiptarja.Com fundjavën e shkuar.
Nano reagoi pas botimit të bisedës duke shprehur shqetësim për titullin; më saktë për mënyrën e të bërit gazetari që çon në tituj të tillë. Vërejtjet e Nanos kanë të bëjnë me disa nuanca të editimit, - (të zbehta në dukje, por shumë të rëndësishme) - për të cilat e ulët është pritshmëria se mund të trajtohen në thelbin e tyre në shtypin e sotëm.
Edhe autorja e shkrimit, ka mbetur te habia që Nano "edhe e pranon që i ka thënë ato fjalë, edhe nuk i pëlqen titulli", - madje, në replikën e saj botuar sot në Shqiptarja.Com ajo duket e bindur se "meraku" i Nanos është te... Berisha e Rama.
Shkruan gazetarja: "Ju vetë e konfirmoni në shkrimin tuaj se kisha shkruar pikë për pikë atë që më kishit thënë... Nuk kuptova nëse merakun e kishit te kryeministri Berisha apo te Edi Rama kur flisni për gjendjen shok që ju kishte dhënë ky titull "Rama alamet çuni, Berisha gomar". Por ju kish trembur më shumë simpatia për Edin Ramën sesa ajo shprehja vulgare për kryeministrin… Dikur në TCH kam mbuluar qeverinë dhe kurrë nuk më kërkoi dikush nga stafi i kryeministrit të ndryshoja rreshtat e kronikave. Zoti na ruajtë z.Mustafa se se është edhe dita e Kurban Bajramit, ju na dolët më keq se kryeministri Berisha". Ehe :) A.Thano
Debati në PPU:
http://www.peshkupauje.com/2012/10/private-vs-publike
Replika e autores:
http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/replike--kazhani-une-...
Comments
me pelqen shume mira kazhani

me pelqen shume mira kazhani dhe ka respektin tim te plote e te pakufij ama nuk mund te mos jem ne nje mendje qe ajo ka shfrytezuar atmosferen shume miqesore te takimit per te bere titull te nje interviste( qe mua me pelqeu shume si cdo interviste e mira kazhanit) nje shprehje qe e kaluar fjale per fjale denatyron thelbin e intervistes..nese zonjusha kazhani do donte ta perdoorte per titull ne ate lloj forme( shume e rralle per shtypin tone ku levizin lloj lloj mermeritesash analiste a ku di une)atehere duhet te pakten te kishte ok per ate titull te forte

e moj mira kazhani qe nuk ta

e moj mira kazhani qe nuk ta njihnim emrin , cfare nderi te ka bere Nano. hic mos u merzit.

Thano, te kuptohet qe larg

Thano, te kuptohet qe larg meraku qe te mos fyesh as Mustafain, as Kazhanin :) Megjithate ajo qe thua eshte e drejte: do kaloje shume uje nen ure para se te debatohen ceshtje te tilla ne shtypin e shqipove. Ndaj dhe Kazhanit mustafai i duket "paradoksal deh absurd". E jam e bindur qe ashtu i duket shumices se gazetareve ne Shqiperi :) E konsiderojne te drejte qe te marrin dy dele dhe ti thone eshte dash :)

Une do thesha madje qe jane

Une do thesha madje qe jane njeri ne polin e veriut dhe tjetri ne polin e jugut

Une kete vajzen nuk e njof..

Une kete vajzen nuk e njof.. por nje gje e di mire: Te quash Berishen gomar do te thote ti veshesh cilesi qe ai nuk i ka.Urtesia,durimi jane tipare fisnike qe rralle ndeshen ne natyren e homoalbanicus.

e lexova repliken e gazetares

e lexova repliken e gazetares duke ndjekur linkun tuaj.. Nje gje nuk kuptoj ne fakt: C lidhje ka fakti qe zonja ose zonjusha ne fjale, sic thote "rri gjithe diten ne pluhur dhe paguhet pak" me faktin qe Mustafai ankohet qe nuk eshte dakord me nje titull ku krahasohen berisha e rama, gje qe ai nuk e ka bere por eshte shprehur ne konktekste te ndryshem per njerin e per tjetrin?? Tjeter problem pagesa e gazetareve me duket mua.. Ndoshta jam gabim

Me pelqeu shume ky komenti te

Me pelqeu shume ky komenti te Peshku:) Me thone te drejten shkrimin e Nanos por edhe te vajzes nuk i kam lexuar. Por vajza nga pamja me duket e cilter dhe si gazetare e re e sapo shkolluar ka mesuar qe thuhet vetem e verteta ashtu sic eshte lakuriq. Tani a eshte e vertete qe sali-u eshte gomar? Une them jo, dhe se Nano ka gabuar. Une nuk di ndonje gomar qe te jete edhe kriminel...

kam nje pyetje: a lejohet nje

kam nje pyetje: a lejohet nje gazetar ti thote kryeministrit te vendit te vet te zgjedhur me shumicen e votave te popullit te vet GOMAR?? Dhe te deklaroje me pas qe nuk eshte penduar??

Po, lejohet.
Po, lejohet.
Titul sensacional, sic vihen

Titul sensacional, sic vihen titujt ne perpjekjete deshperuara te gazetave te Tiranes per te mbushur vakumin e mungeses se besushmerise te lexuesit. Gazetaren nuk e njoh, por me sa di titujt i vene redaktoret dhe kryeredaktoret neper agzetat e tiranes (kam punuar disa muaj te njera para se te largohesha nag Shqiperia). Pastaj ne e duime cfare mendon Mustafai per Berishen dhe Ramen nuk eshte nevoja te perdoren "gjetje" te tilla

kaq i rendesishem gjithe ky

kaq i rendesishem gjithe ky debat i madh intelektual??!! zoti Nano nuk mund te shfrytetezoni faqen tuaj per gjera kaq banale.....Si mund te vini ne krye te faqes per te disaten here brenda pak diteve kete ceshtje kaq pa interes pa publikun dhe shume personale. edhe sikur te shkruanit per zhurmen qe ju ben komshiu nje kat me lart do ishte me interesante se sa te merreni me kete gjoja debat dhe indinjate tuajen. Sikur kjo te ishte faqja.MUSTAFA NANO.COM do e kuptoja...perndryshe e gjithe kjo me duket nje masturbim i madh pseudointelektual

Mesa kuptoj une, debati qe ka

Mesa kuptoj une, debati qe ka hapur Nano ne shkrimin e tij, nuk ka te beje me cfare tha ai, apo cfare me tha ajo, ka te beje me etiken gazetareske. Etike qe duhet te jete bazuar ne informimin e publikut kryesisht. Une nuk besoj se nenvizimi i pohimit brutal te Nanos per Kryeministrin ka qene thelbi i intervistes, dhe megjithate, gazetarja nuk ka hezituar ta vere ne titullin e saj. Ky eshte dizinformim i paster, propagande dhe shpelarje trush, dhe eshte konceptuar per te terhequr lexuesit e gosipeve, dhe jo ata te kualifikuar, dhe Nano per kete po flet.

o mustafa po ke frike nga

o mustafa po ke frike nga saliu ?

Per fat te keq shtypi, pertej

Per fat te keq shtypi, pertej funksioneve thelbesore qe kryen ne nje shoqeri normale dhe ne nje sistem demokratik, eshte prodhim dhe si i tille i nenshtrohet ligjeve te tregut. Gazetat botohen per t’u shitur. Dhe shitjen e percakton kerkese-oferta. Pra zanafilla e problemit eshte niveli, kerkesa dhe pritshmeria qe ka shoqeria ndaj shtypit. Ta themi shkurt, çdo popull meriton shtypin qe ka!

Pershendetje te gjitheve,

Pershendetje te gjitheve, pershendetje z. Thano.

Kam komentuar kete lajm ketu e nje jave me pare, kur ketu ne Respublika u botua nje permbledhje e intervistes se zotit Nano, duke i bere nje vrejtje shoqerore zotit Nano mbi etiken e gazetarit. Kam komentuar perseri mbi repliken e zotit Nano tek gazeta "Shqip" duke ngritur perseri te njejtin shqetsim por ne nje rafsh me te gjere.

Ne te gjithe kete histori me replika e kunder replika ajo qe mua me bie ne sy eshte nje lloj le te themi mungese kortezie ne radhe te pare mes kolegesh dhe ne radhe te dyte ndaj lexuesve. Zoti Nano ndoshta eshte ndier shume ligsht per ato arsye qe ai thote ne repliken e tij, ndoshta kjo eshte edhe arsyeja pse ai i ben replike intervistes me gati nje jave vonese, per te qene me i shtruar e me i matur ne vlersimet e tij , per te mos u bere pre e nxitimeve te rastit por edhe pse kishin kaluar 5 dite nga publikimi i intervistes nuk arriti dot te shmangte terma si "Kozhanet e Shqiperise" apo "gazetaria e leshit" fraze kjo e fundit qe behet edhe me e rende po te kemi parasysh qe intervistuesja eshte nje zonje apo zonjushe.

Ne planin profesional i qendroj mendimit qe gazetarja ka gabuar qe ka publikuar intervisten "pa lejen" e te intervistuarit, gjithmone duke marre per baze ate qe thote zoti Nano qe kishim rene dakort qe do te me dergonte tekstin me email para botimit te tij ne gazete. N.q.s artikulli i gazetares do te ishte nje artikull denoncues apo investigues sigurisht qe nuk mund te kishte kurrsesi nje kerkese te tille por duke qene se flasim per nje interviste te akorduar me nje akord dypalesh atehere kerkesa e te intervistuarit nuk eshte ne asnje moment censure ndaj lirise se gazetarit.

Ne gjithe kete mesele nuk ngelet pa faj, per mendimin tim, as redaksia e gazetes "Shqiptarja. com", redaksite egzistojne edhe per kete gje qe kur gabon gazetari, redaktori apo redaksia ne nje fare mase rregullon kete gabim. Dhe ketu hyjme ne nje plan diskutimi me te gjere qe eshte ai i gjendjes se mediave ne Shqiperi. Titujt sensacionale te gazetave shqiptare jo gjithmone per te mos thene ne vetem pak raste perligjin artikujt qe shoqerojne keta tituj, dhe kjo behet vetem e vetem per tu shitur ne treg. Jam kurioz te di me ate titull qe kishte intervista me zotin Nano gazeta shiti me pak apo me shume sesa ishte parashikuar.

Mendoj qe ne mjaft raste jane vete mediat shqiptare qe duke ushqyer lexuesit me kete lloj forme gazetarie, me tituj sensacionale, etj etj, ushqejne nje kulture te pergjithshme qe vetem kulture nuk mund te quhet. Si kudo ne jeten shqiptare mendoj qe edhe keto fenomene jane fenomene kalimtare sepse edhe vete shoqeria eshte ne nje proces tranzicioni. Pikerisht per kete fakt gazetaria e sotme shqiptare me kete menyre te te berit gazetari mbron thjesht vetveten nuk ben asgje me shume. Pikerisht se gjendja eshte keshtu si eshte gjejme persona qe marrin titullin gazetar pas dy tre artikujve te botuar neper gazeta por qe jane gazetare aq sa jam une astronaut. Kjo mase e madhe "gazetaresh" do te haje dhe me anen e mikut, politikanit, biznesmenit mbush sot radhet e gazetarise shqiptare. Paaftesia, mungesa e pergjegjesise per ato qe shkruajne, perdorimi i gjuhes shqipe ne ate fare feje qe te vjen per te qare jane vetem disa nga produktet e kesaj lloje gazatarie.N.q.s sot do te kishim nje gazetari per te qene nuk do te kishim artikuj te dobet qe ne shumicen e rasteve (flas per mediat qe jane edhe on line) jane komentuesit qe me fakte hedhin poshte artikullin e gazetarit, po te kishim nje media per te qene nuk do te shihnim perdite neper gazeta artikuj qe nisin e mbarojne me fjalen "Skandal" ku per skandal behet fjale per akuzat e ndersjellta midis opozites dhe pozites dhe ku gazetaret behen megafone e qendra zeri nje here per njerin krah e nje here per tjetrin duke thyer keshtu cdo rregull te etikes dhe deontologjise profesionale.

Nuk dua ti jape mend askujt por deshiroj qe kushdo qofte, sidomos personazhet publike te mediave, kur marrin karte e pene te shkruajne, te qendrojne larg etiketimeve te ndryshme per cilindoqofte, mik apo kundershtar, te mos perdorin "hilete" gazetareske per te bere qe media e tyre te jete me e ndjekur se te tjerat, te jene te ndershem per ato qe shkruajne ne radhe te pare me veten dhe pastaj edhe me publikun qe i lexon. Gazetaria para se te jete nje pune apo profesion eshte nje mision ne zhvillimin e nje kombi. Ndoshta jam enderrimtar por keto mendime deshiroja ti ndaja me ju te gjithe.

Me respekt

Emigranti

Thano. Welcome to Respublika!

Thano. Welcome to Respublika!

O Mustafa, a i ke thene ato

O Mustafa, a i ke thene ato fjale? Mbaroi filmi. Ajo po ben nje pershkrim per gazetarin Mustafa Nano duke dhene edhe mendimet e tij e ca konsiderata te saj per te e nuk po merrr thjesht nje interviste.

Forca Gazhani, se Nano te

Forca Gazhani, se Nano te ndjek

Jo vetem per te

Jo vetem per te qeshur...

Bisedonin tri shitesa ambulante: " Une shita nje plazma tek nje i verber." " Une shita nje stereo nje shurdhi "-kapardiset i dyti. I treti-" Dhe une shita nje ore muri me kukuvajke nje bjondeje." Dy te paret te cuditur-" E ce pastaj ?! " " Epo, shita dhe 10kg fara per kukuvajken ''- u pergjigj triumfator i treti.

Mendoj se titulli ka qene i

Mendoj se titulli ka qene i zgjedhur per te bere scoop, news, te terheqi lexuesin e mesatar shqipetar.

Già lajm sensazional................ Lexoj shume shpesh intervistat apo opionionet e z. Nano. Ben pjese tek ai numer i vogel, shume i vogel, gazetaresh apo analistesh q eune degjoj.

Me termin gazetar kohet e fundit po abuzohet dhe jo vetem tek ne. mjafton te kesh te drejten te mbushesh faqet e gazetave, nuk ka rendesi si eshte artikulli, cilesia apo tema. boll te shkruash dhe ajo qe eshte me e rendesishmja larg te vertetes dhe afer aprovimit te shefit te radhes i politizuar me shume sesa politika vete. E pra nje shkrim, me nje titull te tille-interviste me z. Nano, do ta kisha kaluar. Ne ka gje qe nuk me shpeton se lexuari o degjuari jane epitetet per politikanet. A ka valle gazetare te vertete ne shqiperi, qe te sjellin lajmin, te hetojne dhe te zbulojne dicka me interes te madh publik dhe kombetar??? Asnje........ as edhe nje. Dhe kjo eshte me te vertete e trishtueshme. keta "gazetare" nuk jane gje tjeter vecse pjese te haremti te te madhit sulltan (korrupsionit moral-etik-fisik?pla

Add new comment