Zgjedhjet 2013 u vunë kusht për negociatat sepse të 2009-s s'ishin të mira? Ç'ne - thotë ministrja Bregu: 'Ishin më të mirat, por na i prishi opozita'

Postuar në 25 Tetor, 2012 06:41

Për Majlinda Bregun, edhe për kritikat ndërkombëtare mbi zgjedhjet e 2009-s, fajin e ka opozita. Në një intervistë për radion Europa e Lirë, ministrja e integrimit thotë se "zgjedhjet e 2009 ishin zgjedhjet me standardet më të mira të kryera në këtë vend". Dhe kur pyetet "atëherë pse janë vënë  zgjedhjet e 2013" si kusht për negociatat me BE, fajëson opozitën. Më poshtë, pjesë nga intervista e Bregut për "Europën e Lirë"
RADIO EVROPA E LIRË: Zonja ministre në dhjetor, në mbledhjen e këshillit të ministrave të  jashtëm të BE-së prisni të merret vendim vetëm për statusin apo edhe hapjen e negociata për anëtarësim?
MAJLINDA BREGU: Jo, në dhjetor presim vetëm një vendim për statusin, për hapjen e negociatave Komisioni e përcaktoi që në 10 Tetor që do të jenë kusht për to zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.
RADIO EVROPA E LIRË: Zgjedhjet si kusht për negociatat u vendosën sepse zgjedhjet e përgjithshme të 2009 nuk ishin sipas standardeve të kërkuara apo…?  Çfarë garancish jep qeveria për procesin zgjedhor në 2013?
MAJLINDA BREGU: Detyrimi që ka qeveria të cilës i takon të përgatisë zgjedhjet është për të organizuar dhe mbërritur te zgjedhjet me standardet më të mira. Zgjedhjet e 2009 ishin zgjedhjet me standardet më të mira të kryera në këtë vend, nisur nga dokumentet  elektronike, sistemi i numërimit të votës, pra ishin zgjedhje që kishin të gjitha argumentet për të qenë zgjedhjet më të mira. Por u përbaltën! Në momentin që përbalten, në momentin që dëgjohet për dy vjet t’i bihet vetëm një kambane të manipulimit të zgjedhjeve atëherë ke krijuar shqetësim edhe tek ata që të monitorojnë. Pavarësisht se janë  pa bazë akuzat por zhurma që u bë nuk ishte e vogël. Mbas zgjedhjeve të 2009 siç nuk kishte ndodhur në asnjë vend u bojkotua parlamenti për 6 muaj, pati një grevë urie të deputeteve të opozitës në mes të bulevardit, u organizuan veprime të tjera të dhunshme sikurse ishte 21 janari 2011, pra opozita ndikoi shumë në prishjen e imazhit jo vetëm të zgjedhjeve të 2009 por dhe të klimës politike në Shqipëri në tërësi. Është shumë mirë që këto zgjedhje të jenë test për hapjen e negociatave por kjo s’do të thotë se ato të 2009 nuk ishin të mira. Po të mos kishin qenë të mira aplikimi i Shqipërisë që u bë në Prill të 2009 nuk do të merrej në shqyrtim në dhjetor të 2009 pra pas 6 muajsh prej zgjedhjeve, kur në  parlament ishte vetëm mazhoranca..." (A.Th.)

Intervista e plotë:
http://www.evropaelire.org/content/article/24749935.html

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Duhet ndaluar me nen Kushtetues Opozita,sepse jo vetem qe nuk sherben per asgje,por vetem prish pune.Nuk u habita aspak.Ne Shqiperi te gjitha fajet i ka Opozita.</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>He more labi vlore, adhurues i diktatures...harrove cfare i beri vlores ne 1997 Saliu !</p><p>Po mire tju behet, m... keni ngrene, m.. do hani me kryetarin</p>

Submitted by astriti (not verified) on

<p>dritan, labi vlore flet me ironi. jemi te gjithe ne nje mendim, 97 e saliut nuk harrohet</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.