Washington Post deklaron përkrahjen për kandidaturën e Obamës

Postuar në 25 Tetor, 2012 14:26

Siç e kanë zakon gazetat amerikane, gazeta Washington Post, e dyta për numrin e lexuesve në SHBA, deklaroi sot publikisht përkrahjen për kandidaturën e Obamës. Para katër vjetësh, ajo deklaroi përkrahjen për kundërshtarin e tij, John McCain.

Pasi vë në dukje të metat e Obamës në mandatin e tij të parë presidencial, bordi editorial i Washington Post-it, thekson se gara presidenciale nuk ka të bëjë me të kaluarën, por me të ardhmen. Dhe duke parë nga e ardhmja, ai arrin në konkluzionin se Obama ka një plan më të mirë fiskal, sepse parashikon si uljen e shpenzimeve buxhetore, edhe rritjen e të ardhurave nga taksat për më të pasurit. Ndërsa Romney, thekson Washington Post-i, synon vetëm shkurtimin e shpenzimeve buxhetore, por jo rritjen e të ardhurave nga taksat e të pasurve.

Ndërsa në lidhje me politikën e jashtme, Washington Post-i vë në dukje se megjithëse Obama ka treguar disa dobësi, jep më shumë garanci se Romney për një qëndrueshmëri dhe eksperiencë si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Disa deklarata të Romney-t, sipas Washington Post-it, kanë qenë të zhbalancuara dhe emocionale, gjë që vë në dukje mungesën e ekseriencës dhe përgatitjes së tij për detyrën e vështirë që synon të marrë përsipër.
Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.