"20 mijë USD për hektar?! I vetmi vend ku mund të fitosh kaq është Lazarati ku është Genci deputet" - thotë Rama

Postuar në 25 Tetor, 2012 09:20

“I sjellin të komanduara, se çfarë duhet të mbjellësh në zonën tënde, kështu që janë mbjellë arra në një zonë që nuk bëhet absolutisht ky lloj druri. Janë mbjellë ullinj në një zonë që thahet pa zënë ende. Në vend që të mbjellim kulturat bujqësore si duhanin, vreshtarinë që është në traditën tonë dhe që është zona ideale për atë punë, këtu vijnë prej zyrave dhe thonë duhet të mbjellësh kaq sipërfaqe me ullishte. Po jo o zotëri se s’mbillet. Harxhohet leku dhe ky specialist që rri pranë rrethit, nëse e kundërshton ai të thotë shko në shtëpi”.

Kjo është një nga dëshmitë që zyra e shtypit në PS ka mbledhur nga takimet e Edi Ramës - (që po vijojnë prej disa ditësh) - në zonat e rëndësishme bujqësore të vendit. Dje ka qenë në një fermë blegtorale në Stërbeq të Malësisë së Madhe (në foto).
Tha Rama:Fshati është lënë jetim dhe blegtoria pa mbështetje e mbrojtje. Mbështeten vetëm ata që kanë bërë investim mbi 500 mijë euro, pra mbështetet vetëm 1%. Do ndërtojmë një hartë të rajonizimit të prodhimit. Territori do shihet si burim i prodhimeve në kompleks, i konceptuar si gjenerator i gjithë prodhimeve në mënyrë harmonike".

Fushata e Ramës në ferma ka nisur t'i ngacmojë prej dy ditësh antenat qeveritare. Në shtypin e ditës gjen kundër-deklarata nga Berisha e më pas nga ministri i bujqësisë Ruli. Ky i fundit e akuzoi Ramën për mosnjohje të gjendjes dhe foli për fitime fermerësh që shkojnë deri në 20 mijë dollarë për hektar.
U përgjigj Rama:Kemi arritur  ditën kur fermerët fitojnë 20 mijë dollarë për hektar. I vetmi vend ku mund të fitosh 20 mijë dollarë për hektar mund të jetë Lazarati ku është Genci deputet, por vend tjetër… njerëzit mezi nxjerrin bukën e gojës”. Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Është mirë që e kujtonë lazaratin por djesh i ndershëm që kur të vishë në pushtet të mos dëgjohet më lazarati për hashash dhe ata që nuk i binden ligjit të dënohen</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.