Arkiv-Lajme

Grekët shpikin metoda risi për të luftuar evazionin: “S’të japin faturën? Ik pa paguar”

Postuar në 28 Tetor, 2012 03:29

Tani që vlerësimet e reja nga disa burime në Eurozonë thonë që borxhi grek në vitin 2020 të jetë 137% (pritej të qe 120%), nga ata priten reformamë të thella strukturore për të marrë ndihmën e re. Ndaj, Ministria greke e Zhvillimit do të paraqesë 89 masa, ndër të cilat një ligj të ri sipas të cilit konsumatorët në restorante, bare dhe dyqane të tjera do të largohet pa paguar nëse nuk kanë marrin një faturë të rregullt tatimore.

Kryeministri mbron të pasurit, “kush mendon se do t’i shkatërrojë sheh ëndrra në diell”

Postuar në 28 Tetor, 2012 02:32

Kryeministri Berisha inspektoi paraditen e së shtunës, punimet për shpimin në pusin kërkimor Shpirag 2, në Berat, pusi më i thellë i hapur ndonjëherë në vend. Ai gjeti rast për të sulmuar taksimin progresiv duke u pozicionuar në mbrojtje të të pasurve. Në fjalën e tij (të botuar nga faqja zyrtare e Kryeminstrisë), tha:

“Ata të cilët premtojnë taksën progressive nuk bëjnë gjë tjetër vetëm shëtisin Manifestin e Karl Marksit nëpër sipërmarrje, kodrat, fushat, malet  e Shqipërisë, por ai ju jap fjalën nuk ka të ardhme.

Hillary Clinton, kandidate për presidente në 2016?

Postuar në 28 Tetor, 2012 01:49

Sipas Dana Milbank, opinionist i gazetës Washington Post, afrimi kohëve të fundit mes Presidentit Obama dhe ish-Presidentit Bill Clinton, si dhe fushata tejet aktive e këtij të fundit në ndihmë të të parit ka vetëm një shpiegim – një hapje e shtegut për Hillary Clinton për një kandidaturë presidenciale në 2016-ën. Bill Clinton e sulmoi ashpërsisht Presidentin Obama para 4 vjetësh, kur ai po garonte brenda Partisë Demokrate me të shoqen e ish-presidentit.

Çmimi Saharov u shkon dy aktivistëve iranianë

Postuar në 27 Tetor, 2012 16:19

Çmimi vjetor i Bashkimit Evropian,  Saharov, u është ndarë dy iranianëve, avokates së burgosur Nasrin Sotoudeh, e cila përfaqësonte aktivistë të opozitës, dhe dhe regjisorit Jafar Panahi. Ata ua morën çmimin kandidatëve të tjerë si grupi trus, Pussy Riot, dhe një aktivisti bjellorus të të drejtave të njeriut.

Pse hesht Nikollë Lesi, pyet Zenepe Luka, ish-gazetarja e Koha Jonë e anatemuar nga një pjesë e shtypit sot.

Postuar në 27 Tetor, 2012 14:53

Zenepe Luka i shkruan Nikoll Lesit në një letër të hapur, duke i thënë “s’duhet të heshtësh”. Znj. Luka, për ata që nuk e njohin është simbol i gazetarisë së viteve 90, e njohur sidomos për raportimet e guximshme nga Vlora në ’97-n, ku iu dogj dhe shtëpia me tritol për shkak të detyrës. Në letrën e botuar te Shqiptarja.com ajo i thotë ish pronarit të gazetës Koha Jonë se për shkak tëdetyrëws vazhdojnë ndaj saj shpifjet në disa media, madje, shpjegon se ka fituar dhe gjyqin me to. Por, Znj. Luka dëshiron të dijë se pse vetë botuesi, hesht për to.

Lubonja: “ Berisha për grevën përdori taktikën: ‘nëse do të zgjidhësh një problem, sajo një armik’..." dhe na kujton se si përfundoi kjo taktikë e Enver Hoxhës.

Postuar në 27 Tetor, 2012 13:04

Në shkrimin e vet “Konteksti i grevës së urisë” botuar te Panorama e sotme, Lubonja i rikthehet grevës në mënyrë analitike, si një nga ngjarjet me të rëndësishme të kohëve të fundit. Lubonja e konsideron grevën si një “test për tërë shoqërinë me në krye politikën për të provuar se sa reflektuar ajo për të kaluarën komuniste, sesa është në gjendje ajo të zgjidhë problemet, sesa është në gjendje të dialogojë, negociojë, etj.”

Rezultatet e testit për Lubonjën dolën keq, madje, shumë keq.

Sa nevojë ka një ekspozitë për pjatat ku hante gjellë Enveri?

Postuar në 27 Tetor, 2012 11:11

Me rastin e 95 vjetorit të Liceut të famshëm të Korçës, në ish-hollin e tij është hapur dhe një ekspozitë nga koleksionisti Niko Kotherja. Përveç 70 librave, 20 dorëshkrimeve të heronjve të luftës, fotografive e objekteve të tjera të përdorur nga studentët e profesortët e asaj kohe, Gazeta Shqiptare raporton edhe ekspozimin e 2 pjatave me të cilat thuhet se ka ngrënë Enver Hoxha. Lind pyetja se kujt mund t’i hyjë në punë ky objekt? Sepse, nuk bëhet fjalë as për pjatat e Nënë Terezës (që prapë nuk do kishte shumë sens ekspozimi) e as për pjatat e Budës.

Ulje-ngritjet e Pavarësisë: Ndërsa ngrihet Zogu, i bihet Nolit!

Postuar në 27 Tetor, 2012 08:27

 

Në një kohë që po investohet fort për të ngritur figurën e Zogut, ka ca ditë që shtypi po hedh akuza mbi figurën e kundërt të tij, Nolin.

Koreja e Veriut, ministri ekzekutohet me predhë topi sepse u deh gjatë periudhës së zisë për Kim Jong-il.

Postuar në 27 Tetor, 2012 07:50

Shefi i ri i Partisë Komuniste thuhet se u dha urdhër ekzekutuesve të një zv-ministri që “ta zhdukin e të mos i ngelet asnjë gjurmë, madje as flokët”, sipas Daily Telegraph që i referohet burimeve të agjenturës koreanojugore. Arsyeja: zyrtari i lartë kishte pirë alkool gjatë periudhës së zisë.

Ekzekutimi i ministrit të ushtrisë është vetëm pjesë e spastrimit të anëtarëve të ushtrisë së Koresë së Veriut që mund të kërcënojnë regjimin e të riut Kim Jong-un.

Berisha sulmon FMN e BE nga Tirana, Çili e konsideron si “gjuhë prej partneri dinjitoz të bashkësisë perëndimore”

Postuar në 27 Tetor, 2012 07:46

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme