Kryeministri mbron të pasurit, “kush mendon se do t’i shkatërrojë sheh ëndrra në diell”

Kryeministri Berisha inspektoi paraditen e së shtunës, punimet për shpimin në pusin kërkimor Shpirag 2, në Berat, pusi më i thellë i hapur ndonjëherë në vend. Ai gjeti rast për të sulmuar taksimin progresiv duke u pozicionuar në mbrojtje të të pasurve. Në fjalën e tij (të botuar nga faqja zyrtare e Kryeminstrisë), tha:
“Ata të cilët premtojnë taksën progressive nuk bëjnë gjë tjetër vetëm shëtisin Manifestin e Karl Marksit nëpër sipërmarrje, kodrat, fushat, malet e Shqipërisë, por ai ju jap fjalën nuk ka të ardhme.
Ne do të bëjmë çdo gjë që investitorët do të kenë suksesin më të madh. Ata që mendojnë se do të pasurojnë të varfrit, duke shkatërruar të pasurit, ata shohin ëndrra në diell. Ajo është rruga me e sigurtë e kalimit të tyre nga varfëria në mjerim. Më mirë se kushdo tjetër e kanë provuar këtë baballarët dhe gjyshërit tanë në regjimin që shkoi” k.c.
Comments
Mustafa, po mbase ka te
<p>Mustafa, po mbase ka te drejte. Proletare shqiperia ka prodhuar gjithe jeten. Per tu ekulibruar nje shoqeri ka nevoje edhe per te pasur. Problem nuk eshte mbrojtja e te pasurve, por pasurimi i tyre i ligjshem. Ketu lene per te deshiruar si ata te PD ashtu edhe deputetet e rinj e te vjeter te PS-se, qe kane edhe llogari te padeklarura en Zvicer.</p>
Berisha edhe kesaj rradhe
<p>Berisha edhe kesaj rradhe genjen, mashtron dhe shpif siç e ka zakon. Shqiperia ka qene den baba den nje vend teresisht dhe tmerresisht i varfer. Po aq sa i prapambetur. Keshtu qe baballaret dhe gjysherit tane flasin ndryshe nga sa flet ky komunist i pafe i konvertuar ne demokrat te pershpirtshem. Une deshiroj vertet qe Rama te kete nje program tejet te ndryshem ekonomik nga ai i Berishes. Pra mbrojtje dhe shfrytezim te pasurive kombetare per te miren e vendit. Mbrojtje te prodhimit te brendshem kombetar nga dumpingu i huaj. Mbajtjen ne kembe te shtetit jo duke marre borxhe dhe kredira te fajdexhinjte nderkombetare, por duke u mbeshtetur ne burimet e brendshme dhe ne taksimin progresiv. Ne fakt ka shume kohe qe e kam kuptuar se perse Perendimi mbeshtet Berishen. Sepse Berisha zbaton pike per pike strategjine e nderkombetareve ndaj vendeve te varfra. Ai ua shiti atyre te gjitha pasurite kombetare, hapi kanat me kanat tregun e brendshem, krijoi nje shtrese te pasurish me ane te korrupsionit, vjedhjes, klientelizmit etj etj. Tamam siç ka ngjare ne Perendim 2 shekuj me pare. Nuk ka thene me kot Mario Pozzo - (Kumbari) - : "Me perpara quheshin bandite, sot quhen biznesmene". Po ashtu ai ka marre borxhe pa hesap te fajdexhinjte dhe institucionet nderkombetare sa per te mbajtur me kembe shtetin, aq edhe pushtetin e tij. Se ku te çon marrja e borxheve flet shembulli i Greqise, Spanjes dhe vendeve te tjera europiane. Pikerisht per kete politike Perendimi e mban Berishen. Dhe une shpresoj se Rama do te ndjeke vertet nje politike ekonomike krejtesisht te ndryshme. Nje politike qe do te jete ne sherbim te shqiptareve dhe Shqiperise dhe jo ne pajtim me interesat e te huajve.</p>
Add new comment