Lubonja: “ Berisha për grevën përdori taktikën: ‘nëse do të zgjidhësh një problem, sajo një armik’..." dhe na kujton se si përfundoi kjo taktikë e Enver Hoxhës.

Postuar në 27 Tetor, 2012 13:04

Në shkrimin e vet “Konteksti i grevës së urisë” botuar te Panorama e sotme, Lubonja i rikthehet grevës në mënyrë analitike, si një nga ngjarjet me të rëndësishme të kohëve të fundit. Lubonja e konsideron grevën si një “test për tërë shoqërinë me në krye politikën për të provuar se sa reflektuar ajo për të kaluarën komuniste, sesa është në gjendje ajo të zgjidhë problemet, sesa është në gjendje të dialogojë, negociojë, etj.”

Rezultatet e testit për Lubonjën dolën keq, madje, shumë keq.

Lubonja e sheh grevën të lidhur ngushtë me mjerimin e përgjithshëm të shoqërisë, ata janë më të pafatët e të pafatëve, por krejt shoqëria jonë është njësoj si ajo shtresë. Më tej Lubonja thotë se greva na dha mundësi të testojmë se jemi “një vend ku partitë janë ndarë në banda që kanë ndarë territorin e po e shqyejnë ku të mundin e sa të mundin, madje me një uri edhe më të madhe pasi tani kanë mbetur copërat e fundit.”

Për të ajo që na solli greva “është imazhi i një shoqërie të polarizuar ekstremisht ku një pjesë e vogël duke abuzuar me pushtetin ka vënë pasuri të mëdha, kurse pjesa tjetër e sheh veten të margjinalizuar e shpresëfikur.”

Lubonja shprehet i vetëdijshëm se në një vend ku 27 VIP-a kanë vjedhur 600 milionë euro taksa të papaguara, mund të gjendet mënyra për ti paguar ish të përndjekurit, dhe pyet: “Pse, për të bërë 55 njerëz miliarderë qenka rrëzuar ai sistem?”

Lubonja e mbyll shkrimin duke analizuar përgjigjen e kryeministrit, “që në vend se të reflektonte thellë për mjerimin që e nxori më në pah greva e urisë, përdori taktikën: ‘nëse do të zgjidhësh një problem, sajo një armik’. Por, se ku përfundon kur për zgjidhjen e problemeve sajohet armiku, i jashtëm apo i brendshëm, na e ka mësuar përvoja e regjimit të Enver Hoxhës.” K.C.

Comments

Submitted by dds (not verified) on

Kjo fotua e Lubonjes eshte bere para se te dilte nga blloku apo me pas...?

Submitted by Albi (not verified) on

Me vjen mire qe te pakten Lubonjen e vleresoni atehere kur nuk kundershton idete e Mucit.

Te pakten Tosi eshte dhe ka qene koherent me veten e tij.

Submitted by çentrale (not verified) on

koherent ?!?!

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Lubonja koherent !!!  Hapu dhe !!!

Koherent Lubonja ka qene vetem ne nje gje:  te qenit gjithmone vegel inkoshiente e Berishes.  Menyra se si e lufton Lubonja Berishen eshte menyre me perfekte per ta ndihmuar SRBin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.