Çmimi Saharov u shkon dy aktivistëve iranianë

Çmimi vjetor i Bashkimit Evropian, Saharov, u është ndarë dy iranianëve, avokates së burgosur Nasrin Sotoudeh, e cila përfaqësonte aktivistë të opozitës, dhe dhe regjisorit Jafar Panahi. Ata ua morën çmimin kandidatëve të tjerë si grupi trus, Pussy Riot, dhe një aktivisti bjellorus të të drejtave të njeriut.
Çmimi Saharov është dhënë nga BE-ja për përkushtimin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së mendimit. Ai u themelua në dhjetor të vitit 1988 dhe është emëruar sipas shkencëtarit dhe disidentit sovjetik Andrei Saharov. Fituesit e çmimit marrin një vlerë parash prej 50.000 eurosh (65,000 dollarë). Dy iranianët e morën për rezistencën që i kanë bërë qeverisë së tyre.
Avokatja Nasrin Sotoudeh, u burgos se mbrojti të drejtat e aktivistëve të opozitës pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale . ajo po kalon 6 vjet në burgun famëkeq Evin, i njohur si vendi për ata që "vepruar kundër sigurisë kombëtare" dhe "propagandë kundër regjimit".
Regjisori Jafar Panahi, 52 vjeçar, është i njohur për filmat e tij humanistë, por në vitin 2010 ai u dënua me arrest shtëpie dhe iu ndalua të krijojë filma për 20 vjet. Dokumentari i tij i vitit 2011 “Ky nuk është një film” ishte kontrabanduar jashtë vendit në një USB , e cila qe fshehur në tortë.
Comments
Redaksia, nuk janë aktivistë
<p>Redaksia, nuk janë aktivistë këta që keni nxjerrë në resme, janë figura të shquara të kulturës iraniane.</p><p> Ta reduktosh në 'aktivist' Xhafer Panahin, është njëlloj si të reduktosh Pasolinin në aktivist homoseksual. Bota Xhaferin e njeh si legjendë të kinemasë, si ajkë e artit regjisorial. </p><p>Nuk jua ka fajin Xhaferi që referencat e Republikës së Maleve të Poshtme e të Epërme s'shkojnë më larg se Viktor Gjika. </p>
Add new comment