Arkiv-Lajme

Jemi racë e veçantë, - thotë Rikard Ljarja, - kur jemi të pabesë, jemi deri në fund

Postuar në 29 Tetor, 2012 07:13

Aktori i njohur Rikard Ljarja që tani është rreth të 70-ve ka dhënë një intervistë për Skënder Minxhozin në të përjavshmen JAVA ku flet për krizën e teatrit dhe të filmit shqiptar, por ndër të tjera i përgjigjet edhe pyetjes: “Në çfarë vendi jetojmë, si e sheh Ljarja, Shqipërinë në këtë 100 vjetor?”.

Basha ka dhënë një ide... Që socialistët e kanë tashmë draft ligjor

Postuar në 29 Tetor, 2012 06:27

Gjatë një takimi me tregtarët e vegjël të dielën, Rama u ka premtuar atyre heqjen e taksës së biznesit të vogël dhe unifikimin e administratës tatimore.

Tha Rama: “Sot unë dua t’ju njoftoj po ashtu se ajo çka kemi konceptuar tanimë është një draft ligjor i shkruar prej nesh. Do t’ia dorëzojmë parlamentit, do t’i kërkojmë qeverisë ta pranojë, për të bashkuar administratën fiskale, në favor të uljes së kostos për shtetin dhe të përmirësimit të klimës midis administratës dhe biznesit”.

Alarmi i FMN-së: Borxhi publik shqiptar ka arritur në 63,7% të GDP-së

Postuar në 29 Tetor, 2012 05:04

“Borxhi kërcënon vendin”, titullonte Shqipi një raportim në faqen 4 të saj. Ka disa vite, në fakt, që në shtypin e përditshëm flitet me tone alarmante për rritjen e këtij borxhi, por qeveria e ka bërë veshin e shurdhër ndaj këtyre zërave “katastrofikë”. Ka ca kohë që këtyre zërave u është bashkuar dhe FMN-ja me vlerësimet e saj, por qeveria sërish ka vijuar me politikën e shpenzimeve buxhetore, dhe me taktikën e minimizimit të këtij shqetësimi. Berisha e të vetët këmbëngulin tek shifra që nuk e prekin nivelin 60% të GDP-së.

Në të gjithë paragrafët e mesazhit të Dritëro Agollit për konventën (e LSI-së) flitet për... Berishën

Postuar në 29 Tetor, 2012 03:56

Konventa e LSI-së kishte në progam edhe një mesazh nga shkrimtari Dritëro Agolli, i cili vetë nuk ishte i pranishëm, por teknologjia ndihmoi në këtë rast. Disa nga mediat kanë përdorur paragrafin për Ahmet Zogun: “Në këtë përvjetor të ngritjes së flamurit në Vlorë i bëhen lavde Ahmet Zogut, sikur ai ka ngritur flamurin dhe Ismail Qemali ishte një vjedhës emrash, - tha Agolli.

Francois Hollande dëshiron t’u jepet fund takimeve “historike” last minute të BE

Postuar në 29 Tetor, 2012 03:02

Një ditë para takimit të Këshillit Europian, më 17 tetor, presidenti francez Francois Hollande ju përgjigj pyetjeve të gjashtë gazetave më të mëdha europiane. Një nga pyetjet ishte: “Për të motivuar qytetarët europianë, për të “magjepsur” sërish Europën, çfarë ideje europiane do të mbështesnit ju personalisht?”

Pas disa muajsh shqiptarët do të qeverisen nga socialistët e Edi Ramës, - thotë Pitella

Postuar në 29 Tetor, 2012 02:53

“Lavoro e liberta, Sud frontiera dell Europa” - ka qenë tema e një konvente dyditore në Kalabri mbajtur në 27 dhe 28 tetor në Muzeun Tonnara në Pizzo Calabro në Kalabri – njofton në faqen e vet online  grupi "Rifare l`Italia" i Partisë Demokratike Italiane, i cili në bashkëpunim me grupin parlamentar “Socialistë e Demokratë” në Parlamentin Europian, ishin organizatorë të eventit. Në konventë kanë patur një përfaqësues edhe socialistët shqiptarë: kreun e të majtëve në Këshillin Bashkiak, Aldrin Dalipi.

Kushtetuta e popullit? Tashmë realitet

Postuar në 29 Tetor, 2012 02:30

Një vit më parë Islanda ishte i pari shtet i cili falimentoi për shkak të krizës financiare globale. Një vit më pas ishulli i vogël nordik bëhet protagonist i një revolucioni kulturor që hedh një dritë të re mbi raportin demokraci – internet. Për herë të parë në histori drafti i kushtetutës së një shteti sovran diskutohet nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter nga qytetarë të thjeshtë.

Zyrtarizohet drejtimi i LSI-së nga Meta deri sa ai të ketë jetë apo dëshirë – vetëm Vizion Plus e theksoi këtë fakt

Postuar në 28 Tetor, 2012 15:49

Pothuaj të gjitha mediat shqiptare, njëra më shumë e tjetra më pak, e mbuluan konventën e LSI-së, e cila u mbajt gjatë fundjavës. Por vetëm Vizion Plus theksoi të vetmin zhvillim në të që përbënte një farë lajmi. Statuti fillestar i LSI-së kufizonte mandatet e kryetarit të partisë deri në dy. Në konventë, raporton Vizion Plus, u aprovua një ndryshim i statutit që i jep mundësinë Ilir Metës ta drejtojë partinë që krijoi vetë deri sa ai të ketë jetë apo dëshirë.
E.Zaloshnja

Portret: David Icke, ish-portieri që mendon se është Mesia.

Postuar në 28 Tetor, 2012 15:31

Ish-portieri ka kaluar 11 orë të shtunën duke u mbajtur leksion 6000 pjesëmarrësve në Wembley Arena mbi teoritë konspirative.

Një nga njerëzit më të njohur që shkruan e denoncon teoritë konspirative, Icke, ka mbajtur në Londër një show 11 orësh ku kishte njerëz që kishin ardhur që nga Zelanda apo Arabia Saudite për ta dëgjuar.

A kanë lidhje krimet ordinere me ndjeshmërinë e qeverisjes?

Postuar në 28 Tetor, 2012 14:10

Në lidhje me krimet sociale të kohëve të fundit, Kosta Bajraba kërkon përmes një editoriali tek Shqip që shteti të mbajë përgjegjësinë e vet. “Është anormale që ndërsa të gjithë shqiptarët shprehnin zemërimin për tragjedinë e Ajshes ... Kryeministri fliste me hipokrizi për gratë sipërmarrëse dhe nuk pamë t’i dridhej zëri për fatin e kësaj vajze të re, e cila mund të bëhej një ditë sipërmarrëse, mjeke apo edhe Kryeministre” shkruan Bajraba.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme