Greqi: Arrestohet gazetari që publikoi listën e grekëve me llogari të fshehta bankare në Zvicër

Kostas Vaksevanis, gazetar investigativ grek, ka publikuar sonte në twitter një shënim, ku thuhet se jashtë shtëpisë së tij shiheshin nja 15-20 policë. Më pas u mor vesh se ai ish ndaluar mbi bazën e një urdhër arresti. Shkaku? Ka dhunuar privacy-në e 2059 njerëzve të rëndësishëm të Greqisë së këtyre kohëve. Në terma më konkretë, tek këta të fundit bëjnë pjesë ish ministra, këshilltarë politikanësh, deri dhe këshilltari i kryeministrit të sotëm Samaras, gazetarë, sipërmarrës, intelektualë publikë, etj. Emrat e këtyre janë pjesë e listës së publikuar prej gazetarit Vaksevanis (në foto) në revistën Hot Doc, në titullin “njerëzit që kanë llogari të fshehta bankare në Zvicër” e nën dyshimin e “atyre që kanë bërë evasion fiskal”.
Kjo është një listë që është përpiluar dy vjet më parë nga Christine Lagarde, e cila atëmot ishte Ministre e Financave e Francës dhe sot shefja e FMN-së. Për dy vjet me radhë, autoritetet greke, të cilave u është dorëzuar kjo listë, nuk kanë lëvizur as gishtin për të vepruar, për të hetuar, për të ndriçuar situatën. I vetmi veprim është ky i sotmi, dmth arrestimi i gazetarit që e ka publikuar atë listë. Këtë lajm e jep në një formë skandali e përditshmja italiane La Repubblica, por nuk është e vetmja. Të gjithë po çuditen me sistemin grek të drejtësisë, që nuk ka dënuar asnjërin prej atyre që falsifikuan shifrat e financave greke, gjë që shënoi fillimin e krizës së borxheve publike në Europë, e që me një guxim të çuditshëm vë në pranga një gazetar me akuzën se ka bërë publike një listë njerëzish me pushtet të pasuruar më metoda të dyshimta.
Re.Pu.
Comments
kjo tregon se cpolitike e
<p>kjo tregon se cpolitike e ndyre dhe cshtet i ndyre eshte ai grek ..ky i joni eshte afer atij grek sigurisht ...ne ndyresi)) nuk mund ti linim vetem </p>
Gazetari ose me mire pronari
<p>Gazetari ose me mire pronari Vahcevanis u lirua dhe hetohet i lire...E verteta e listes Lagarde e dorezuar autoriteteve greke qe kur zonja ishte ministre ne France , u 'zhduk' ne menyre te cuditshme dhe nuk u hetua as nga qeveria e as nga sherbimet sekrete. Parlamenti grek ka ngritur nje komision hetimor per kete ceshtje. Ku eshte pergjegjesia e Vahcevanis ? Ne ate liste prej 2059 emrash nuk eshte e vertetuar qe te gjithe jane evazionista, pasi ne te nuk pretendohet qe jane depozita ne Zvicer , por kane transferuar te holla jashte Greqise gjate koheve kur u ndje 'termeti' . Madje do theksoja se ka dhe qytetare te zakonshem me shifra te pallogaritshme , ka dhe te vdekur, ka dhe biznesmene qe mund te kene bere transaksione te ligjshme, etj duke mos perjashtuar evazionista, por duhet te ishin verifikuar. Ndaj dhe gazetari akuzohet per 'nxjerrje te te dhenave personale te qytetareve' . Neser e tutje do te merret vesh me mire ceshtja...</p>
Add new comment