Basha ka dhënë një ide... Që socialistët e kanë tashmë draft ligjor

Gjatë një takimi me tregtarët e vegjël të dielën, Rama u ka premtuar atyre heqjen e taksës së biznesit të vogël dhe unifikimin e administratës tatimore.
Tha Rama: “Sot unë dua t’ju njoftoj po ashtu se ajo çka kemi konceptuar tanimë është një draft ligjor i shkruar prej nesh. Do t’ia dorëzojmë parlamentit, do t’i kërkojmë qeverisë ta pranojë, për të bashkuar administratën fiskale, në favor të uljes së kostos për shtetin dhe të përmirësimit të klimës midis administratës dhe biznesit”.
Në fakt ky është një premtim i bërë prej kohësh nga socialistët. Por për herë të parë ideja u artikulua edhe nga Lulzim Basha i Bashkisë së Tiranës në një intervistë të gjatë për Janush Bugajskin. Disa nga të përditshmet e sotme si Koha Jonë e Panorama shkruajnë sot se “kryetari i Partisë Socialiste ka mbështetur idenë e Lulzim Bashës për të unifikuar administratën tatimore”.
Ironizon Mero Baze në Tema Online: “Sot mediat pranë qeverisë, më saktë pranë grupimit Meta- Basha, kanë shpallur se kryetari i Partisë Socialiste ka mbështetur idenë e Lulzim Bashës për të unifikuar administratën tatimore. Çudi e madhe! Basha paska dhënë një ide që të kopjohet. Gjatë një takimi me tregtarët e vegjël të dielën, Rama u ka premtuar atyre heqjen e taksës së biznesit të vogël dhe unifikimin e administratës tatimore. Këtë kërkesë ka edhe Lulzim Basha, që e ka shprehur për herë të parë (e theksojmë!), vetëm në një intervistë për Janush Bugajskin. Por nuk është nevoja të thellohesh shumë për të kuptuar se kjo ide ka kohë që thuhet e është stërthënë nga PS. Në një takim në fillim të muajit me biznesmenë dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit, Rama vetëm sa e ripërsëriti këtë ide. Bashës nuk ke asgjë çfarë t’i kopjosh si politikan se vaj medet pastaj...” - A.N.
Comments
...."Bashës nuk ke asgjë

...."Bashës nuk ke asgjë çfarë t’i kopjosh si politikan se vaj medet pastaj...” si Burrë......

Me qenese po

Me qenese po debatoniper kete ide po ju themi por jo per t’u mburrur por thjesht si fakt se ne kemi folur per kete problem :
“Nuk mund të mos vërejmë që në Shqipëri, që nuk është një shtet federal, ka dy struktura fiskale : ajo e shtetit dhe ato të të qeverisjes vendore. Mendoj se duhet të njësohen dhe në Ligjet e ndryshme për këtë çështje të përcaktohen pjesët e shtetit dhe të qeverisjes vendore dhe është Thesari që i ndanë”. kete e kane shtete si Franca e deri dje dhe Italia.
Kete propozim e keni ne shkrmin tone “Për një rrugëdalje nga kjo gjendje e ekonomisë” te publikuar ne tema on line me 7 shtator 2012, te derguar me poste elektronike dhe opozites, qe eshte ajo qe e futi kete absurditet duke mos kuptuar çfare bente ne mos per te ndihmuar Bashkine e Edvinit

Sa i vonuar qe qenke mo

Sa i vonuar qe qenke mo Keno!!!!

Thellohu djale thellohu e po kuptosh edhe vete se sa i vonuar ke qene me kete argument!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Add new comment