Portret: David Icke, ish-portieri që mendon se është Mesia.

Ish-portieri ka kaluar 11 orë të shtunën duke u mbajtur leksion 6000 pjesëmarrësve në Wembley Arena mbi teoritë konspirative.
Një nga njerëzit më të njohur që shkruan e denoncon teoritë konspirative, Icke, ka mbajtur në Londër një show 11 orësh ku kishte njerëz që kishin ardhur që nga Zelanda apo Arabia Saudite për ta dëgjuar.
Një nga teoritë e tij është se botën e udhëheq një elitë reptilësh humanoidë, ndër të cilët dhe Barack Obama, the Queen, Alan Greenspan, Mick Jagger dhe Tony Blair. Në takimin ku mori pjesë dhe një gazetare e The Independent, ai foli dhe për xhinde, zvarranikë të miksuar fare me njerëzit, formë-shndrrues, dritë të padukshme, parazitë të mendjes, dhe bankierë të pashpirt.
Ka njerëz që mendojnë që të vërtetat e tij i kanë çliruar. Pavarësisht sa e çuditshme duket teoria e tij, ndjekësit e tij janë të bindur: dikush na kontrollon. Dikush që ka pushtet në majë fare.
"Alienë reptilë” ëshët përgjigja e Icke-s. “Ju shikoni atë në TV. Ata po përpiqen t’ju mpijnë trurin përmes TV, ndërsa elita ulet në fron për të drejtuar botën. Por njerëzit kanë filluar të zgjohen, ata po shohin atë që po ndodh."
Librat e Ickes mund të blihen dhe në Tiranë.
Ata që besojnë tek ai (Icke ka shitur 140,000 kopje pa logaritur DVD-të) kanë ndaluar së marri vaksina.
"Me sa duket në ato injeksione ka diçka që të bllokon trurin... Vaksinimi është një nga format për të dobësuar racën njerëzore".
E çuditshmja është që Icke e kishte paraparë dhe akuzuar Jimmy Saville-n, pedofilin e sapozbuluar nga shtypi britanik, (si pedofil) vite më parë.
Filozofia e David Ickes
"Një grup reptilësh humanoidë, të quajtur Vëllazëria Babilonase, kontrollojnë njerëzimin... Do doja të mos isha unë që t’jua thoja, [mbi mënyrën sesi reptilët ndryshojnë formë] sepse kjo e komplikon historinë dhe më vë mua në pozitën që të tërë të tallen me çfarë po them... Por unë nuk kam frikë të shkel aty ku informacioni më çon... Mendja e njerëzimit është e kontrolluar dhe ne jemi vetëm pak më të vetëdijshëm se mumjet... "
The Biggest Secret, libër i botuar më 1999 (para se të dilte filmi Matrix)
"Jepi, Ted Heath! Më padit, nëse nuk keni asgjë për të fshehur! Jepi, Xhorxh Bush, jam gati! Më padit! Unë po ju përmend me emra! Jepi, Jon? Pse nuk doni të më padisni"?
The Guardian, 2001
"Dikur kam pasur një përvojë të jashtëzakonshme me ish-kryeministrin [britanik] Ted Heath. Dy sytë e tij, duke përfshirë edhe kokërdhokun, u bënë të zinj sterrë dhe unë po vështroja dy vrima të zeza".
The Guardian, 2006
"Rrëmbimi i fëmijëve nga ana e shtetit është tani një epidemi dhe shumë po përfundojnë në rrethet satanik dhe pedofile, të kabalëve që kontrollojnë shërbimet sociale."
www.davidicke.com, 2010
ne.su.
Add new comment