A kanë lidhje krimet ordinere me ndjeshmërinë e qeverisjes?

Në lidhje me krimet sociale të kohëve të fundit, Kosta Bajraba kërkon përmes një editoriali tek Shqip që shteti të mbajë përgjegjësinë e vet. “Është anormale që ndërsa të gjithë shqiptarët shprehnin zemërimin për tragjedinë e Ajshes ... Kryeministri fliste me hipokrizi për gratë sipërmarrëse dhe nuk pamë t’i dridhej zëri për fatin e kësaj vajze të re, e cila mund të bëhej një ditë sipërmarrëse, mjeke apo edhe Kryeministre” shkruan Bajraba.
“Publiku nuk ka parë asnjë ministër, pale Kryeministrin apo shtetarët e tjerë të lartë, të shprehin indinjatën e tyre ndaj zinxhirit të krimeve, të cilat shpesh kapërcejnë imagjinatën normale dhe arrijnë në kufijtë e llahtarisë. Kjo ndodh për shkak se, për mentalitetin qeverisës në Shqipëri, jeta e përditshme e qytetarëve, sidomos çështjet individuale apo familjare, dhe qeverisja nuk kanë asnjë lidhje.”
Kultura e pandëshkueshmërisë nuk ka lindur nga mbrojtja që shtetarët i bëjnë vetes, por nga toleranca e pafalshme ndaj krimit.
“Muaj të tërë para zgjedhjeve, qeveria bllokon grantet e ndihmës për zona të tëra dhe e “hap rubinetin” në javën e zgjedhjeve. Përdorimi i programeve sociale për të imponuar sjelljen votuese nuk është një gabim pa dashje... Ky krim, duke u drejtuar kundër njerëzve të varfër, drejtohet më parë kundër vetë shtetit. Por shteti ynë nuk mund ta kuptojë këtë, sa kohë që qëllimi i termit qeverisës nuk është jeta e qytetarëve.” e mbyll analizën e vet Barjaba
Shkrimi i plotë: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=244954
Comments
Shqiperia ka nevoje te
<p>Shqiperia ka nevoje te qeveriset nga njerez te dhembshur e te ditur, si zoti Kosta Barjaba dhe pak te tjere. Por kjo nuk ka per te ndodhur shpjet, ngase bajraktaret shpirtthate dhe horrat lakmitare, per fatin tone te keq, jane ne bashkepunim te pandalshem ne ushtrimin e dhunes dhe ne ndarjen e pasurise se perbashket. Atyre nuk kane gajele per Ajishen dhe sa e sa te tjera dhe te tjere qe vriten si askund tjeter ne bote.</p>
Matiano, si u bo?
<p>Matiano, si u bo?</p>
Add new comment