Alarmi i FMN-së: Borxhi publik shqiptar ka arritur në 63,7% të GDP-së

“Borxhi kërcënon vendin”, titullonte Shqipi një raportim në faqen 4 të saj. Ka disa vite, në fakt, që në shtypin e përditshëm flitet me tone alarmante për rritjen e këtij borxhi, por qeveria e ka bërë veshin e shurdhër ndaj këtyre zërave “katastrofikë”. Ka ca kohë që këtyre zërave u është bashkuar dhe FMN-ja me vlerësimet e saj, por qeveria sërish ka vijuar me politikën e shpenzimeve buxhetore, dhe me taktikën e minimizimit të këtij shqetësimi. Berisha e të vetët këmbëngulin tek shifra që nuk e prekin nivelin 60% të GDP-së. Në vitin 2010 ka dhënë shifrën 58,5%, në vitin 2011 ka dhënë shifrën 59,4%, dhe për këtë vit ka dhënë shifrën e pritshme 59,9%. Por diferenca mes kësaj shifre të qeverisë e shifrës së FMN-së është disa pikë. Organizata e krijuar në Bretton Woods ka dhënë shifrat e pritshme për vitin 2012 e 2012, që janë respektivisht 63,7% e 65% e GDP-së, në një kohë që qeveria mbahet tek 59,9%-ëshi edhe për vitin e ardhshëm.
Ka dhe diferenca të tjera mes vlerësimeve të qeverisë shqiptare e FMN-së (ato lidhur me papunësinë, rritjen ekonomike, etj), por kjo mbi borxhin publik bie më së shumti në sy.
Re.Pu.
Add new comment