Arkiv-Lajme
Aleanca Kuq e Zi, pritë në kufi Neonazistëve të Agimit të Artë. Po diplomacia shqiptare?
Sot, në qytetin e Përmetit, saktësisht në Grykën e Këlcyrës kanë mbërritur përfaqësues zyrtarë të partisë “Agimi i Artë” nga Greqia për të festuar çlirimin e Republikës së Greqisë.
Provokimi i fortë qendron në faktin se ata vinin ta festonin atë në tokën shqiptare, në Grykën e Këlcyrës tëk Manastiri i famshëm që vendosen eshtrat e ushtarëve grekë, të cilat i nxori prifti i Kosinës.
Basha fton Ramën të vijë të luajë basketboll... te një fushë që do të bëhet pas 6 muajsh
Siç raporton Panorama e sotme, Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka lëshuar një kunj të vogël paraardhësit të tij në Bashki, ndërsa promovonte projektin e rikualifikimit urban të zonës 61 (zona te Oxhaku, pas poliklinikës e deri te Porcelani). Ky rikualifikim parashikon krijimin e hapësirave të gjelbërta, krijimin e këndeve të lojërave me një fond prej 18.6 milionë lekësh.
Ndihmësi i Colin Powell-it: Partia Republikane është e mbushur me racistë
John Sununu, një nga eksponentët e Partisë Republikane amerikane, e interpretoi qëndrimin që Colin Powell, republikan gjithashtu, ka mbajtur publikisht në favor të rizgjedhjes së Barack Obama-s, si një qëndrim të motivuar me logjikë raciale. Po i ka ardhur menjëherë përgjigja nga ushtaraku në pension, Lawrence Wilkerson, i cili, përveç të tjerash, ka punuar me ish-sekretarin e shtetit Powell. I ftuar në programin e Ed Schultz-it, në televizionin MSNBC, ai tha se pozicioni i Sununu-së nuk është një rast i izoluar. E teksa donte ta shpjegonte këtë fakt, artikuloi një denoncim të fortë:
AK: Tafaj do shkojë në burg për masakrën në arsim! Të ndjekim shembullin e Berluskonit e Sanader.
Në tryezën e zhvilluar sot paradite për arsimin, Aleanca Kuq e zi ngriti çështjet e mëdha që shqetësojnë arsimin.
Kryetari Spahiu risolli në fjalën e tij rastin e dënimit me burg të Berluskonit për të kërkuar që në Shqipëri të zbatohet modeli italian dhe kroat, Berluskoni dhe Santander, sepse “nëse nuk ndëshkohet, ministrat e radhës do të jenë po aq të korruptuar.”
N.q.s. zgjedhjet zhvillohen sot, Romney fiton votën popullore – Obama votën elektorale
William A. Gladstone, studiues në Brookings Institution, i ka deklaruar gazetës Washington Post se, nga analiza që i ka bërë sondazheve të ndryshme publike, i rezulton që, në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot, Romney fiton votën popullore, ndërsa Obama fiton votën elektorale.
Mafia ka në dorë energjinë në trevat shqiptare
Në një intervistë për Ben Andonin tek revista JAVA, eksperti i energjisë Gjergj Simaku tregon se shitja e linjave transmetuese është pjesë e mafias shtetërore. Anulimi i tenderit për interkonjeksionin ëshët thjesht një strategji për të penguar zhvilimin e rajonit, pra zonën tonë dhe atë kosovare. “Linjat e transmetimit drejt AL-KO tashmë janë zënë (blerë nga kompani serbe)” thotë Simaku.
Përfytyroni zëdhënësen e PD që jep dorëheqjen për ...një telefonatë në TVSH
ZDF-ja është një televizion publik në Gjermani si TVSH në Shqipëri, madje në Bordin Drejtues ka edhe politikanë të partive të mëdha. Hans Michael Strepp, zëdhënësi i Unionit Kristiansocial (CSU) partia simotër e CDU që udhëheq vendin në koalicionin e drejtuar nga Merkel, të dielën në datë 21.10.2012 ka telefonuar në redaksinë e ZDF dhe ka kërkuar që të mos raportohet për kongresin e socialdemokratëve (SPD), në Bavari (parti konkurrente).
Cfarë ka ndodhur më pas? Ja kronika e radios gjermane Deutsche Welle:
"Është e vështirë t'i shërbesh interesit publik... pa patur para"
Kryetari i Bashkisë së Uashingtonit e ka shpallur ditën e sotme Dita e Ilir Zherkës. Lobisti dhe aktivisti veteran me prejardhje shqiptare është bërë një ndër figurat më të njohura në betejën për t’u siguruar banorëve të Uashingtonit të drejta të plota përfaqësimi në Kongresin amerikan. Ai mbylli një karrierë 10 vjeçare në krye të organizatës DC Vote për të marrë drejtimin e një organizate tjetër të shoqërisë civile. Zherka foli në VOA Neës në programin shqip dhe ndër të tjera thotë:
Kryeministri i Shqipërisë i bën thirrje Eurozonës "të përqëndrohet" dhe të mos bëjë "sikur nuk ka ndodhur gjë"
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i ka bërë thirrje vendeve të zonës së euros... "të përqëndrohen". "Përqendrimi për zgjidhjen e krizës së euros është jetik, i një rëndësie kryesore jo vetëm për popujt e vendet e zonës së euros, por për të gjitha vendet e popujt e Europës dhe më gjerë, për shkak të peshës së madhe që kjo monedhë ka sot, në tregun monetar botëror.
Kreun e Kishës Ortodokse ka "lëkundje të tjera të vogla që e mundojnë"
“Shpresojmë që të mos vijë në vend rrebeshi i persekucionit, të cilin e kemi jetuar këtu para shumë vitesh. Ishte një tërmet shumë i madh që i shkatërroi, i shpërbëhu që të gjitha gjërat, por ka edhe lëkundje të tjera të vogla që na mundojnë. Shoqëria pas iluzionit të madh që kishte jetuar rreth të mirave të shoqërisë ateiste komuniste, po shkon drejt një iluzioni tjetër të kapitalizmit që nuk ka besim e fe brenda dhe kryesisht gjendet pa vlera”