AK: Tafaj do shkojë në burg për masakrën në arsim! Të ndjekim shembullin e Berluskonit e Sanader.

Në tryezën e zhvilluar sot paradite për arsimin, Aleanca Kuq e zi ngriti çështjet e mëdha që shqetësojnë arsimin.
Kryetari Spahiu risolli në fjalën e tij rastin e dënimit me burg të Berluskonit për të kërkuar që në Shqipëri të zbatohet modeli italian dhe kroat, Berluskoni dhe Santander, sepse “nëse nuk ndëshkohet, ministrat e radhës do të jenë po aq të korruptuar.”
Pasi u tha që në Qershor 2012, plot 44 Universitete kanë shpërndarë diploma pa pasur liçensa për arsimin e lartë, Spahiu kërkoi “moratorium për bllokimin e atyre diplomave. Ne shohim universitete që ngjajnë si hotele, që janë bërë si telebingo që u ofrojnë celularë e laptopë atyre që regjistrohen të parët. Kjo është Shqipëria e Kryeministrit Berisha, dhe e Ministrit Tafaj, që me ardhjen e kuqezinjve do të shkojë në burg për shkelje të detyrës.”
Spahiu iu kthye çështjes së fjalimeve të Kryeministrit te fëmijët, çka është krim i dënueshëm me burg e shkelje e ligjit për arsimin, dhe tha se “shtetasi Berisha i ka shndërruar shkollat në vende mitingjesh, duke traumatizuar fëmijët. I bëjmë apel Unicefit, Save the Children e çdo shoqate tjetër që mbron fëmijët që të përpiqen dhe të ndalin këtë marri që cënon rëndë fëmijët.”
“Universitetet zotërohen gjysma nga ish-ministra socialistë e gjysma nga ish-ministra demokratë. Madje, dalin bëjnë reklamë për pronën e tyre që e kanë marrë përmes korrupsionit. Në këtë vend është legalizuar krimi, madje reklamohet në media. Njerëz që kanë qenë ministra, që kanë qenë të varfër, tani reklamojnë haptazi biznese që qarkullojnë miliona euro” tha Spahiu.
Ky brez që blen e shet diploma është shkatërrimi i Shqipërisë dhe për 30 vjet, pasi ky brez do të qeverisë në të ardhmen. Prandaj Aleanca në këtë tryezë përcaktoi arsimin si prioritet të qeverisjes së ardhshme. k.c.
Comments
Perfundimisht po qe se i ka

Perfundimisht po qe se i ka seriozisht kte premtime per universeitetet e gardhit, te lagjes e te mehalles, atehere kreshniku e ka hallall voten

o gazetari K.C, santander

o gazetari K.C, santander eshte skuader futbolli ne france dhe qytet gjithashtu, mendoj se kreshniku e ka pasur fjalen per Sanader besoj, (mqs po i referohet kroacise),en.wikipedia.org/wiki/Ivo_Sanader???????

Ke shumë të drejtë. E shtunë

Ke shumë të drejtë.

E shtunë është, dhe kollaj të ngatërrohet sporti me politikë.

k.c.

Qe te jemi te sakte Santander

Qe te jemi te sakte Santander ndodhet ne Spanje dhe jo ne France, rrjedhimisht edhe skuadra Racing Santander eshte skuader spanjolle.

Po ju zoti Spahiu kur do hyni

Po ju zoti Spahiu kur do hyni ne burg per maskaraden qe keni bere ne KLD

Add new comment