"Është e vështirë t'i shërbesh interesit publik... pa patur para"

Kryetari i Bashkisë së Uashingtonit e ka shpallur ditën e sotme Dita e Ilir Zherkës. Lobisti dhe aktivisti veteran me prejardhje shqiptare është bërë një ndër figurat më të njohura në betejën për t’u siguruar banorëve të Uashingtonit të drejta të plota përfaqësimi në Kongresin amerikan. Ai mbylli një karrierë 10 vjeçare në krye të organizatës DC Vote për të marrë drejtimin e një organizate tjetër të shoqërisë civile. Zherka foli në VOA Neës në programin shqip dhe ndër të tjera thotë:
"Në shumë vende organizatat nuk kanë ato burime që kemi në Amerikë. Pjesa më e madhe e fondeve tona vijnë nga fondacione që janë themeluar vite më parë nga njerëz shumë të pasur për të realizuar një ndikim pozitiv tek shoqëria. Ne kemi burimet financiare për të bërë lobizëm dhe aktivizëm. Është e vështirë të bësh aktivitet në shërbim të interesit publik pa pasur fondet e nevojshme, thjesht mbi baza vullnetare. Këtu në Shtetet e Bashkuara ne e bëjme këtë punë në nivelin profesional. Në këtë organizatë unë kam afro 10 punonjës me orar të plotë, ka organizata që kanë deri në 100 punonjës. Shpresoj që me kalimin e kohës, kjo kulturë e donacioneve dhe e mbështetjes me fonde për këto kauza do të krijohet edhe në Kosovë e Shqipëri". A.N.
Më shumë:
http://www.zeriamerikes.com/content/zherka-ilir-dc-vote/1534...
Add new comment