'Klasën e re politike do e formojmë në Uashington' - thotë Granof për Shqipërinë dhe citon: 'Duhet një fshat i tërë që gjërat të shkojnë mirë në fshat..'

Postuar në 26 Tetor, 2012 16:05

"Kur presidenti Klinton më emëroi për herë të parë në detyrën e bordit shqiptaro amerikan të ndërmarrjeve ju them se nuk dija asgjë për Shqipërinë. M’u desh të shikoj hartën e globit për të gjetur se ku binte ky vend, kështu që kam ardhur në Shqipëri pa asnjë paragjykim. Një nga gjërat më të veçanta  të eksperiencës sime në Shqipëri është që  kam qenë dëshmitar i një historie që është zhvilluar dhe që është bërë në këto 17 vjet në Shqipëri në një mënyrë shumë të veçantë. Kam parë shumë dele, kam parë bunkerë pa fund në aeroportin e Rinasit në atë kohë, kurse  sot kisha merakun se do të isha vonë në intervistën me ju për shkak të trafikut të pabesueshëm rrugëve të Tiranës. Çështja është që në një periudhë të shkurtër kohe Shqipëria ka arritur të menaxhojë një tranzicion tepër kompleks..."

Fjalët janë të Michael Granoff, i cili në Shqipëri njihet si kryetari i bordit të "Fondit Amerikano-Shqiptar të Ndermarrjeve", në një intervistë me gazetarin Aleksandër Furxhi në emisionin televiziv "Prizëm".   "Ju e njihni shumë mirë Shqipërinë,  vini për vizitë thuajse  çdo vit, që nga viti 1995.  Njihni mjaft njerëz nga bota e politikës dhe biznesit, - i thotë gazetari, të intervistuarit, i cili thotë:

"Fondi shqiptaro amerikan i ndërmarrjeve i cili ka qenë më i vogli që qeveria amerikane krijoi në ish vendet komuniste .. Në fillim ne nuk kishim shansin më të mirë për të qenë më të suksesshmit ndër të tjerët, .. megjithatë Fondi rezulton më i suksesshmi në listën e gjatë të fondeve  të ndërmarrjeve simotra. Pyetja është pse? Në fund të fundit  historia jonë e suksesit besoj u var nga niveli i partneritetit që ne arritëm të krijonim midis njerëzve që ne morëm në punë, të kompanive ku ne investuam paratë tonë, absolutisht nga mbështetja e qeverive të ndryshme që kanë qeverisur këto vite këtë vend, dhe padyshim nga mbështetja e qeverisë amerikane që ka qenë konstante. Sekretarja e shtetit Hillari Klinton ka thënë një shprehje të famshme që duhet një fshat i tërë që gjërat të shkojnë mirë në fshat..."
Më pas, Granoff thotë se Fondi kishte një periudhë fillestare investimi prej 15 vjetësh,  e cila është mbyllur. "Ajo që kemi bërë në mënyrë të mençur është që të gjitha fitimet e realizuara nga fondi i kemi kaluar në një fondacion të quajtur “ Fondacioni shqiptaro- amerikan i zhvillimit” .. Ky fondacion do të jetë i përhershëm në Shqipëri".

Dhe në këtë pikë gazetari e pyet: "Ju treguat që Fondi çoi në krijimin e Fondacionit i cili këto ditë  lajmëroi nisjen e një programi për edukimin dhe formimin në Amerikë të shqiptarëve që do të përzgjidhen si udhëheqës potencialë të shtetit shqiptar në të ardhmen. Ku do të shkollohen ? Sa kohë ? Përse është fjala ?"
Përgjigjet Granoff: "Programi origjinën e ka nga programi i ashtuquajtur programi i intershipit të Shtëpisë së bardhë. Në njohurinë time kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Ajo çka ndodh është që njerëz të talentuar zgjidhen në një proces kompleks dhe  u jepet mundësia që për një vit të punojnë në nivele të larta të qeverisjes lokale apo qendrore. ... mendova që ky duhet të ishte një program shumë interesant për Shqipërinë për të gjetur atë grup të talentuar shqiptarësh dhe t’u japim atyre shansin që të punojnë në nivelet më të larta të qeverisjes për një vit dhe mundësisht që të jenë në gjendje që të kualifikojnë gjeneratën e re të udhëheqësve, pra jo domosdoshmërish udhëheqësit e rinj" - A.N.

Në foto: Granoff, gjatë një pritje të Fondit Amerikano-Shqiptar te Ndermarrjeve, ne Pallatin e Brigadave (LSA)

Comments

Submitted by Socius (not verified) on

Vetem ne kuadrin e ideologjise badallakisht amerikaniste mund te flitet per prodhim udheheqesish politike ne epruvete, me kurse, trajnime, stazhe ne Amerike. Sipas saj, problemi qendroka jo thjesht me udheheqesit tane keqberes, perfaqesues te denje te nje sistemi ekonomik te padenje, qe vec ne intensitet demi dallon nga Eldoradoja amerikaniste, por tek populli (fshati  i tere), qe gjenetikisht qenka i korruptuar. Ama per popullin dele ka gjithmone shpetim: barinjte e rinj alla-western boys, me fjalor 20 termash ekonomiko-politike, me anglishte te rrjedhshme (500 fjaleshe) dhe te kollarisur per merak qe te na mirekullosin. Dhe ta mendosh qe nga deliri i 91-92 kane kaluar 20 vjet!!!

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

mire e ke ti more amerikano!!!!! po kur parija fshtait jane gjithe hajduta e kurva si i behet????

Submitted by Ben (not verified) on

Te themi nje shprehje tjeter popullore:

FSHATI QE DUKET NUK DO KALLAUZE

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.