Ndihmësi i Colin Powell-it: Partia Republikane është e mbushur me racistë

Postuar në 27 Tetor, 2012 04:27

John Sununu, një nga eksponentët e Partisë Republikane amerikane, e interpretoi qëndrimin që Colin Powell, republikan gjithashtu, ka mbajtur publikisht në favor të rizgjedhjes së Barack Obama-s, si një qëndrim të motivuar me logjikë raciale. Po i ka ardhur menjëherë përgjigja nga ushtaraku në pension, Lawrence Wilkerson, i cili, përveç të tjerash, ka punuar me ish-sekretarin e shtetit Powell. I ftuar në programin e Ed Schultz-it, në televizionin MSNBC, ai tha se pozicioni i Sununu-së nuk është një rast i izoluar. E teksa donte ta shpjegonte këtë fakt, artikuloi një denoncim të fortë:

“Partia ime është e mbushur me njerëz të tillë, që akoma i ngrejnë qëndrimet e tyre mbi racën. Arsyeja numër një pse anëtarët e partisë sime, shumica e tyre, duan ta nxjerrin Obama-n nga Shtëpia e Bardhë nuk ka të bëjë me çfarë Obama përfaqëson në thelb, me karakterin e tij, me kompetencën si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por ka të bëjë me ngjyrën e lëkurës, dhe kjo gjë është e përbuzshme”.

Më poshtë, për ta bërë të duket absurd sulmi ndaj Powell-it, ai bëri një paralele interesante: Të thuash se Colin Powell ngre qëndrime bazuar tek ngjyra e lëkurës është si të thuash se Nënë Tereza e kish mendjen tek interesi personal e tek përfitimet.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kur zezaket jane 13% e shtetasve amerikane dhe kryejne rreth 70% te krimeve te dhunshme sigurisht qe do kete &quot;racizem&quot;.</p><p>Na shkrite ju liberal-progresistet.</p>

Submitted by Anton (not verified) on

<p>Po racizmin e votuesve afrikano-amerikane qe votojne ne shifra rreth 90% per Obamen vetem se eshte i zi pse nuk e cilesoni? Kjo quhet gazetari ditet e sotme?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.